Fjolla Morina:Do te beja gjithcka per dashurine

Fjolla Morina është një tjetër këngëtare sharmante nga Kosova. Nuk ka shumë kohë që është shfaqur në tregun muzikor, por në këto kohë ka lënë gjurmët e veta. Muzika për të është një hobi dhe e tillë do të mbetet. Ndërsa shpjegon për lidhjet e saj me muzikën, kujton se këtë gen e ka të trashëguar nga e ëma.

Më tej, duke na treguar për jetën e saj private rrëfen se për momentin nuk ka askënd në zemër dhe se do të bënte çdo gjë për dashurinë. Ndërsa për “Yjet” dhe “Divat” në muzikë Fjolla ka këshillat e saj.

Fjolla si ka shkuar kjo periudhë për ju, me çfarë jeni marrë?

Kohët e fundit jam marrë me koncerte duke qenë pjesëmarrëse si këngëtare në to. Ka qenë një periudhë e ngarkuar për mua, por e mirë.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, çfarë e lidh Fjollën me muzikën?

Lidhja më e madhe me vjen nga mami im. Ajo ka qenë këngëtare para shumë vitesh në Kosovë. Ka qenë pikërisht ajo që më ka shtyrë t’i futem muzikës dhe ta dua këngën.

Kur keni kënduar për herë të parë?

Për herë të parë kam kënduar para 6 vitesh me një këngë timen që titullohet “O pse të du”. Klipin e kësaj kënge e kam realizuar këtu në Kosovë.

Çfarë ju ka shtyrë më tej të merreni me muzikë?

Po besoj që jam pritur mirë nga ana publikut kosovar, ai i Maqedonisë. Ndërsa në Shqipëri nuk më ka rënë rasti të vij shpesh, por shpresoj që me punë koha do të bëjë të vetën. Dhe nga ana tjetër, nuk dua të ngutem për këtë punë që bëj, pasi më së shumti e kam për hobi.

Kjo është e vetmja gjë që po angazhoheni aktualisht, për çfarë i vazhdoni studimet?

Studimet mendoj që t’i filloj këtë vit dhe si vend do të zgjedh Tiranën, ky është mendimi i parë që më vjen në mëndje. Po kam edhe një alternativë tjetër që të shkoj për një kohë në USA dhe po mendohem shumë për këtë gjë, pasi për mua është shumë i rëndësishëm shkollimi.

Na tregoni pak, ku jetoni dhe si e kaloni ditën atje?

Jetoj në Kosovë, në Prishtinë. Pjesën më të madhe të ditës e kaloj me mamin tim, më pas me koleget, shoqet, dalim për kafe ose mbrëmjeve.

Sa ju ka ndihmuar pamja e jashtme në realizimin e dëshirave apo objektivave tuaj?

Nuk mundem të them që vetëm pamja e jashtme më ka ndihmuar, por dhe investimi i familjarëve të mi që më kanë ndihmuar, kuptohet dhe sinqeriteti im.

Çfarë koncepti keni për bukurinë?

Po normal që për të qenë një “Divë” sado pak duhet të kesh diçka te pamja e jashtme që të tërheqësh publikun dhe gjërat e tjera pastaj…

Jeni ju një vajzë e bukur?

Më thonë që sytë i kam shumë të bukur, kineze me thërrasin (qesh)…i ngjaj shumë babit tim.

Sa këngë keni publikuar deri më tani, e keni në plan një album?

Po, deri më tani kam punuar 13 këngë, në Maqedoni me kompozitor maqedonas dhe tekstshkruesin Avni Qailinapo dhe disa këngë do t’i përfundoj dhe do ta editoj së shpejti një album.

A e ka zemrën e zënë Fjolla?

Jo, ende s’e kam të zënë. Për momentin mendoj të mos ia fal askujt, por vetëm muzikës, ka kohë (qesh).

Keni ju një mashkull ideal, si duhet të jetë ai?

Po, të jetë zeshkan dhe me karakter të fortë.

Cila është çmenduria më e madhe që keni bërë për dashurinë?

Asnjëherë nuk kam bërë ndonjë çmenduri për dashurinë, por nëse do ta dua dikë shumë, jam në gjendje të bëj gjithçka për të, si çdo femër e dashuruar.

Sa mendoni se është e rëndësishme bukuria në profesionet e t’ua?

Po një “Yll” që merret me art besoj që duhet të ketë diçka te vetja për artin.

Çfarë marrëdhëniesh keni me operacionet plastike, pse mendoni se ato janë të nevojshme?

Unë nuk kap pas nevojë të bëj, por një yll i muzike, në qoftë se i duhet, lë ta bëjë se është para kamerave gjithmonë dhe pse mos të investojë në veten e vet. Ky është mendimi im.

Do të marrësh pjesë në ndonjë festival?

Jo, tani për tani nuk kam ndërmend të marr pjesë në asnjë festival.

Me duket sikur i ngjani një personazhi të njohur… Ju kanë thënë që i ngjani dikujt?

Po më kanë thënë që i ngjaj Kim Kardeshain më së shumti. Genta Ismajli më thotë se i ngjaj Mariah Kerit (qesh) nuk e di, vetvetes më mirë…

Cilat janë ambiciet në botën e muzikës, deri ku shkojnë dëshirat e t’ua. Çfarë doni të arrini?

Unë nuk ngutem për muzikë fare, ato që dua i arrij. I lutem Zotit vetëm të jem mirë, nuk dua të flas më shumë për veten time, premtoj më shumë se do të punoj dhe ia lë publikut ta vlerësojë.

Çfarë do të bëje për të qenë e famshme?

Për të qenë e famshme këtu tek ne duhet të kesh diçka të mirë te vetja duhet kesh edhe zërin, pastaj përpunohet si shumë tjera që e kanë përpunuar me përvojën e punës dhe të kesh kushte të mira të investosh në vete.

Çfarë do të thotë për ju të jeni femër e pavarur, a jeni ju e tillë?

Kuptohet te ne është vështirë për profesionin tonë, se harxhojmë shumë.

Çfarë ju trishton më shumë?

Më së shumti më trishtojnë njerëzit që nuk bëjnë një jetë të mirë dhe normal, sidomos fëmijët, kjo është pika ime e dobët. Edhe pse kurrë s’i kam parë e nuk i njoh, kur i shoh filloj qaj dhe mundohem me gjithë forcën time t’i ndihmoj.

Dhe një pyetje të fundit, që ndoshta mund të na thoni diçka në lidhje me sherrin mes mikes suaj Rozana Radi dhe këngëtares Rezarta Shkurta?

Për miken time më vjen shumë keq që e kam parë në atë gjendje se është një mikeshë shumë e mirë, jo vetëm për mua, por për gjithë Kosovën. Kemi shumë respekt, urojmë t’i ketë kaluar!

Author: admin