Ndonëse për shumë nga këngëtarët muaji janar njihet më shumë si muaji i akumulimit të energjisë së fundvitin paraprak, për këngëtaren Teuta Kurti tashmë kanë filluar angazhimet.Përveç provave gati të përditshme në Filarmoninë e Kosovës, Teuta këto ditë është përqendruar fuqishëm edhe në përgatitjen e këngës më të re, me të cilën ka në plan pjesëmarrjen e saj në festivalin “Top Fest”.
“Janari në përgjithësi është muaji më i gjatë. Ndoshta pas Vitit të Ri pasi fillojmë të rimëkëmbemi në njëfarë mënyre të kthjellohemi prej gjithë asaj pune, mirëpo sigurisht angazhimet nuk i kam lënë anash”, ka pohuar Kurti për të përditshmen InfoPress.
“Në Filarmoni kemi prova çdo ditë, përndryshe do të marrë pjesë në ‘Top Fest’, kënga është në përfundim e sipër”, ka treguar Teuta, derisa ka treguar edhe disa detaje në lidhje me këngën.
“Tekstin tashmë e kam marrë. E ka shkruar vëllai im, Pleorati. Është tekst i cili flet për humbjen e një dashurie. Është baladë mjaft e rëndë, është etno. Nuk dëshiroj të flas më shumë për këngën sepse dëshiroj të mbesin befasi. Jam shumë e angazhuar në përgatitjen sa më të mirë pasi gjithçka do të realizohet ‘live’ shpresoj që gjithçka do të dalë mirë” ka përfunduar Teuta.