Katërvjeçari bëri një xhiro me makinën e gjyshit

Shqiptari Lyonel (katërvjeçar) nga Zvicra mori si dhuratë për ditëlindje të hënën një vozitje me makinën Ford Escort të gjyshit të tij. Djaloshi vodhi çelësat dhe arriti të futej në makinë, bile ai voziti për rreth 200 metra, deri në fund të rrugës, ku humbi kontrollin mbi makinën dhe u përplas me një shtyllë.Për fat djaloshi nuk pësoi, vetëm se frikësoi mysafirët e restorantit të cilët e panë nga brenda se një makinë po vinte në drejtim të tyre.

“Për shkak të gjatësisë së tij prej 107 centimetra ishte e pamundur për të që në të njëjtën kohë të shtypte pedalet dhe ta shikonte rrugën”, thuhet në raportin e policisë.

Në pyetjen se për ku ishte nisur, djaloshi filloi të bërtiste: torta, torta. Babai i tij Kreshmen Dodaj (23 vjeçar) i tha gazetës zvicerane Blick se djaloshit i kishin premtuar një tortë për ditëlindje, kështu që djaloshi ishte nisur drejtë ëmbëltores.

Author: admin