Deri më sot, Facebook ka më shumë se 500 milionë anëtarë. Mesatarisht, një në 13 persona në botë e përdorin këtë rrjet social.Gjysma e anëtarëve të këtij rrjeti, qasen për çdo ditë në llogaritë e tyre, ose thënë më shkurt: mbi 250 milionë njerëz janë aktiv në këtë faqe, për çdo ditë. Të paktën kështu thuhet sipas një info-grafike të bërë nga SocialHype dhe Online Schools.
Sipas hulumtimit të bërë nga SocialHype thuhet se 48 për qind e njerëzve të moshës 18 deri në 34 vjeç e kontrollojnë profilin e tyre ne Facebook, menjëherë pasi që zgjohen nga gjumi, ndërsa 28 për qind e njerëzve e kontrollojnë atë nga telefonat e mençur mobil, ende pa u zgjuar nga shtrati i tyre.
Për më tepër, thuhet se mbi 30 për qind e përdoruesve tani janë të moshës mbi 35 vjeç, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë të rinj të moshës 18-24. Më shumë se 70 për qind e përdoruesve të këtij rrjeti social vijnë nga jashtë SHBA’ve, edhe pse Facebook llogaritet si rrjeti social i amerikanëve.
Fjala “Facebook” dhe “Facebook Login” ishin termat më të kërkuar në internet gjatë vitit 2010, ndërsa ky rrjet kërkon të thyejë edhe rekorde të reja, duke planifikuar që brenda këtij viti të arrijë shifrën e 700 milionë përdoruesve.
Me këto statistika dhe shumë të tjera që mund t’i gjejmë në ndërkohë, a mendoni se njerëzit sot janë të obsesionuar me Facebook?