Pasojat e fëmijëve joaktivë

Fëmijët të cilët nuk janë fizikisht aktivë aq sa është e nevojshme, kanë predispozita të shumta për të pasur probleme me zemrën, madje edhe në moshë shumë të re.Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i North Carolinas, kanë studiuar për shtatë vite shëndetin e 400 pjesëmarrësve, mosha fillestare e të cilëve ka qenë ndërmjet shtatë dhe dhjetë vjet.

Rezultatet të cilat janë botuar në revistën mjekësore, “Dynamic Medicine”, kanë treguar se rreth 5 % e të rinjve të cilët kanë marrë pjesë në eksperiment, kanë pasur shenjat e para të sindromat metabolik, një grup simptomash të cilët çojnë në rrezikshmëri të lartë për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës.

Është vërtetuar se sindroma metabolike ka qenë gjashtë herë më e shpeshtë te tinejxherët, të cilët në fillim të studimit kanë pasur nivel të ulët të aktivitetit fizik.
Ekspertët rekomandojnë që fëmijët brenda ditës të kalojnë së paku një orë duke u marrë me ndonjë aktivitet fizik me intensitet mesatar.

Author: admin