Spekulimet e çmendura të cilat kanë eksploduar fundjavën e kaluar në internet, për një mbyllje të rrjetit më të madh shoqëror në internet Facebook më 15 mars, duket se mbeten vetëm në suazat e shakasë.Kishim raportuar më herët se sipas spekulimeve që po qarkullonin në internet, Facebook do të mbyllej më 15 mars, kjo për shkak se CEO dhe ideatori Mark Zuckerberg dëshiron të jetojë një jetë më të qetë pa u brengosur për rrjetin më të madh shoqëror në planet.
Mirëpo këto spekulime të çmendura i hodhi poshtë për CNNdrejtori i korporatës për komunikim pranë Facebook-ut, Larry You, duke thënë se kjo është një gënjeshtër.
“Përgjigja është jo, nuk do të mbyllet, prandaj ju lutem që të na ndihmoni t’i japim fund këtij budallallëku. Ne nuk e kemi pasur kurrë ndërmend ta mbyllim atë pasi që kemi edhe shumë punë për të bërë, kështu që ne do ta vazhdojmë kështu si gjithnjë”, theksoi Yo.
Mark Zuckerberg, miliarderi me i ri falë zbulimit gjenial Facebook…
Se mbyllja e Facebook si teori është një utopi, na nevojitet të mendojmë jo më shumë se një minut. Vërtet Facebook do të dëshironte mbylljen vetëm pak ditë pasi bëri të ditur të ardhurat prej 450 milionë dollarësh nga Goldman Sachs dhe 50 milionë dollarë nga investitori rus Digital Sky Technologies, e gjithë kjo për një vlerë totale prej 50 miliardë dollarësh?
Spekulimet supersticioze ishin filluar nga një faqe në të cilën refuzojmë t’iu ridrejtojmë, pasi që njihet mjaft mirë për spekulimet tjera të çmendura për UFO-t dhe njoftimeve të rrejshme për shtatzaninë e Michelle Obamas.
Fakti që kjo utopi është përhapur aq shpejtë na bën të vijmë në një përfundim: A do të besojnë njerëzit tani e tutje diçka?