Znj.Behide Hasanaj me puntoret e KB ,,Krusha’’
Aksioni në Mërgatë ti ndihmojmë motrave tona edhe nënat tona si po i rrisin jetimët edhe studentet jetime qe të shkollohen ashtu si duhet qe të kanë një të ardhme të mirë
Kontaktet Behide Hasanja
Emaili: veprimtarja01@hotmail.com
Nr,Iban :XK051301001002116059
Pas përfundimit të luftës në Kosovë në fshatin Krushë e Madhe u bënë dëme të mëdha në njerëz ku janë vra 241 mesi e tyre ka pas burra gra dhe fëmi si dhe dëme të konsiderueshme materiale. Fatkeqësisht në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit pothuajse nuk ka familje në të cilën okupatori serb nuk i ka bërë dëme materiale ose në njerëz, e si rrjedhojë e kësaj një pjesë e madhe e familjeve Krushiane mbeten pa burra në shtëpitë e tyre. Ku ne mesin e të vrarëve pati fatin e edhe që edhe Fahrije Hoti të humbë burrin Bashkim Hoti i cili ja la vajzën 3 vjeçare dhe djalin 3 mujshë
Promocioni i Produktve të KB Krusha
Duke pasur parasysh se jeta duhet të vazhdojë dhe njerëzit duhet të punojnë mëtutje, Fahrije Hoti edhe pse ishte një nuse e re edhe e guximshme e theu akullin duke u angazhuar të punoj ku morri iniciativen që të grumbulloj
gratë e veja të fshatit Krushë e Madhe pa burra në shtëpitë e tyre, u organizuan dhe krijuan shoqatën “Gratë e Veja”. Kjo shoqatë u themelua në fillim të vitit 2003 nga një grup i grave kryefamiljare pa burra në shtëpitë e tyre, prej nga u caktua si kryetare znj. Fahrie Hoti. .
Furnizimi i lëndës të par nga Fermerët

Në vitin 2009 shoqate “Gratë e Veja” kanë angazhuar një teknolog të ushqimit për t’i ofruar ndihmë në ruajtjen dhe përpunimin perimeve. Duke parë suksesin e kësaj shoqateje si dhe kërkesave të vazhdueshme të tregut, në vitin 2010 kjo shoqatë u shndërrua në Kooperativë Bujqësore “Krusha”.
Kooperative Bujqësore “Krusha” merret me konzervimin e specave turshi të 12 llojeve të ndryshme,dhe të ajvarit shtëpiak . Të gjitha prodhimet e kësaj kooperative janë tradicionale dhe recetat që përdoren për këto produkte janë shtëpiake, e për shkak të kësaj prodhimet e kësaj Kooperative shikohen si prodhime të vlefshme në krahasim me ato industriale.
Procesi i Punës
Kooperativa bujqësore ,,Krusha’’ka strategjinë që të jetë udhë lidhëse mes prodhusev të perimeve të cilën me lenë të par furnizohet nga prodhues vendor dhe për të konkuroar vendet e rajonit e përpunim siqë është Maqedonia, Serbia etje. Kooperativa Bujqësore ,,Krusha’’ e ka te sigurar tregun po nuk mundet me me i mbuluar kërkesa e tregut me sasinë të cilën e kemi ofruar dhe me ketë projekt do të arrimë që rris sasinë e prodhimit në çdo vit duke e ditur që sigurimi i lëndës së par është sezonale. Qe nga viti 2014 ka fillua exportin të Shtetin e Zvicrës ndërsa për vitin 2015 kërkesa për exportë është rritur por Kooperativa i duhet të investohet ne rritjen e objektit dhe ne në shtimin e pasjeve që ti përshtatem tregut të Zvicrës
Në Nëntor të vitit 2015 ishte Farije Hoti një vizitë në Zvicër për të parër produktet e Kooperatives ,,Krusha’’ në markete dhe rasisht u taku me znj. Behide Hasanaj një humaniste e qeshtjes Kombëtare i cili ishte një takim fati i cili u prezantuar puna e Kooperatives nga zn. Faherije Hoti
Por znj. Behide Hasnaj shprehu dëshirën që të vizitonte KB. ,,Krusha’’ dhe të nihet më së afri me punëtoret dhe procesin e punës ku nga vizita dol shumë e kënaqur dhe ku tha Fahrij shum pak ke tregu me fjal se sa po shofë dhe ku tha do ta marr një inicativ qe nga mërgata Shqiptare të cilet qdo her ka ndihmuar Kosovën që të ndihmoj Kooperativën Krusha për zgjerimin e objektit që këto punëtore të cilat janë gra të veja të cilet rrisin fëmit e tyre pa prind për ti edukua dhe shkolluar që të kenë një punëtori me te avancuar që te rrisni sasin e prodhimit që mos ta humbni tregun e Zvicrës por te jeni konkurs të fort!