NJOFTIM!

haresa
Të dashur vëllezër e motra, nesër(18 dhjetor 2015), një numër i studentëve dhe studenteve të mia( 49 sish) të Universitetit Shtetëror të Tetovës me seli në Shkup, në bashkëpunim me mua, të organizuar nga Shoqatat joqeveritare për ngritjen e kulturës politike “Uniteti Progresiv”, vijnë në Kosovë për një vizitë njëditore me moton “Mos – harresa në shërbim të kujtesës historike”. Në orën 9,oo do të mirëpriten nga studentet e studentët, profesorët dhe dekani i fakultetit të edukimit, Prof.dr.Et’hem Çeku, në orën 10,oo priten nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, z.Shpend Ahmeti, në orën 11,oo do ta vizitojnë ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe në orën 13 e 30 do ta vizitojnë Kompleksin Memorial të dëshmorëve të kombit në Prekazin legjendar, për t’u pritur vëllazërisht edhe nga Kryefamiljari i Familjes heroike Jashari, nga bacë Rifat Jashari.
Vëllezërve dhe motrave tona(studentë) nga të gjitha trojet tona etnike të Maqedonisë, nga zemra ju dëshirojmë mirëseardhje në shtëpinë e tyre – në Kosovë!

Me respekt, Dr.Nusret PLLANA
Author: admin