Si Të Përgatisni Çaj Detoksifikues Super të Shendetshem

caj-detoksifikues

Sapo zbulova një recetë të çajit detoksifikues e desha ta ndaj me ju!

Përbërësit në këtë çaj janë raportuar se kanë një listë të gjatë me dobi shëndetësore, duke përfshirë këtu antioksidues, anti-pezmatim, pastrues i sistemit limfatik, përkrahje të shëndetit të mëlçisë – dhe gjithashtu ndihmon këdo që vuan shpesh nga ftohja dhe gripi.

Në të vërtet është mjaft recetë e thjeshtë… Receta kërkon Xhenxhefil, Shafran Indian, Piper i Kuq, limona dhe ndoshta pak vanill për ti dhënë shije të mirë. Recetën e plotë e keni më poshtë në fund të artikullit.

Sherohu vetëm ka shkruar se sa i mahnitshëm është Uji Me Limon vetvetiu, por shiko tash dobitë tjera shëndetësore që i shtohen kësaj recete kur i shtojmë edhe xhenxhefil, shafran indian dhe piper i kuq!

Xhenxhefili:

Trajtimi i Kancerit Ne Vezore: Xhenxhefili mund të jetë armë e fuqishme në trajtimin e kancerit ne vezore. Një studim i bërë ne Qendrën Gjithëpërfshirëse Për Kancer Pran Universitetit të Miqiganit ka zbuluar se pluhuri nga xhenxhefili nxit vdekjen e qelizave në të gjitha qelizat kancerogjene në vezore mbi të cilat ishte aplikuar.

Parandalues Kancerit Ne Zorrë: Një studim pranë Universitetit të Minesota ka zbuluar se xhenxhefili mund të ngadalësoj zhvillimin e qelizave kancerit kolateral.

Përzierjet e Mëngjesit: Shumë i mirë për ato gra shtatzana që kanë mundim e vjellje në mëngjes. Një shqyrtim i disa studimeve ka ardhur në përfundim se xhenxhefili është po aq efektiv sa Vitamina B6 në trajtimin e përzierjeve të mëngjesit.

Zvogëlon Dhembjet Dhe Pezmatimin: Një studim ka treguar se xhenxhefili ka përbërës anti-pezmatim dhe është pushues natyral i dhembjeve.

Pushon Djegien e Stomakut (Urthin): Xhenxhefili ka moti kohë që përdoret si shërues natyral i urthit. Për këtë qëllim më së shpeshti merret në formë çaji.

Parandalon Dhe Shëron Ftohjen he Gripin: Xhenxhefili ka moti kohë që përdoret si tretman natyral për ftohjen dhe gripin. Shumë njerëz tjerë gjithashtu kanë treguar se xhenxhefili u ka ndihmuar edhe ndaj helmimit nga ushqimi apo gripit të barkut ose gastroenteritis. Kjo nuk është për tu çuditur kur i njohim efektet pozitive që xhenxhefili ka në traktin e tretjes.

Pushon Migrene: Hulumtimet kanë treguar se xhenxhefili mund të pushoj migrenën për shkak të aftësisë së saj që të ndaloj prostagladins që të shkaktojnë dhembje dhe ndezje të enëve të gjakut.

Pushon Ngërçet Menstruale: Në mjekësinë Kineze caji xhenxhefilit me sheqer të kafet përdoret për trajtimin e ngërçeve menstruale (burimi)

Shafrani Indian:

Është agjent natyral antibakterial dhe antiseptik

Kur kombinohet me lulelakër është treguar se parandalon kancerin ne prostatë dhe ndalon zhvillimin e kancerit ekzistues në prostatë.

Tek minjtë ka parandaluar kancerin e gjirit që të shpërndahet tek mushkëritë.

Mund të parandaloj melanomën dhe shkaktoj qelizat ekzistuese melanoma që të bëjnë vetëvrasje.

Zvogëlon rrezikun e leukemisë së fëmijërisë.

Është detoksifikues (largues helmi) natyral i mëlçisë

Mund të parandaloj dhe ngadalësoj progresin e sëmundjes së Alzheimerit duke larguar nga truri grumbujt e pllakave amiloid.

Mund të parandaloj metastazën që të ndodh në shumë lloje të kancerit.

Është agjent i fuqishëm natyral kundër pezmatimit që funksionon po aq mirë sa shumë barna anti-pezmatues por pa anë negative.

Tek minjtë ka treguar rezultate premtuese në ngadalësimin e progresit të sklerozës së shumëfishet.

Është pushues natyral i dhembjeve.

Mund të ndihmoj ne metabolizmin e yndyrës dhe ndihmoj në menaxhimin e peshës trupore.

Moti kohë është përdor në Mjekësinë Kineze si trajtues depresioni.

Për shkak të përbërësve të saj anti-pezmatuake është trajtues natyral për artrit dhe artritin reumatoid (rheumatoid arthritis).

Ka treguar se ndalon rritjen e enëve të reja të gjakut në tumore.

Përshpejton shërimin e plagëve dhe ndihmon në rimodelimin e lëkurës së dëmtuar.

Mund të ndihmoj në trajtimin e psoriazës dhe gjendjeve tjera pezmatuake të lëkurës (burim)

Piperi i Kuq:

Agjent Kundër Ftohjes dhe Gripit: kur ke grip apo je i ftohur, piperi i kuq ndihmon në lirimin e mukozës së trashur dhe e bënë të lëvizë lirshëm. Kur mukoza fillon të lë trupin tuaj atëherë ju do të ndjeni çlirim nga shumë simptoma të gripit.

Përbërës anti-fungal: Rezultatet e një studimi tregojnë se piperi i kuq në mënyrë efektive mund të parandaloj formimin e patogjenve fungal (kërpudhat).

Parandalues i kokë dhembjeve nga Migrena: Shumë naturopath njohin dobitë shëndetësore të piperit te kuq e veçanërisht për lehtësimin e simptomave të migrenës.

Anti-alergjen: piperi është agjent i mrekullueshëm me efekt kontra-pezmatim e bile mund të ndihmoj në lehtësimin e alergjive.

Ndihmon në Tretje: kjo erëz është mjaft e njohur për ndihmën që i ofron tretjes. Stimulon traktin tretjes, duke rritur rrjedhën e prodhimit të enzimave dhe lëngjeve gastrik. Kjo në anën tjetër ndihmon aftësinë e trupit në metoabilizimin e ushqimit (dhe materieve toksike) që i fusim në sistem. Piperi i Kuq është gjithashtu bar medicinal i mrekullueshëm për lehtësimin e gazrave. Stimulon lëvizjen peristaltike të zorrëve duke ndihmuar si në asimilim ashtu edhe në eliminim.

Përbërës Anti-Pezmatim: përbërësit anti-pezmatues të piperit të kuq e bëjnë këtë një bar të mirë për artrit, diabet, psoriar dhe dëmet nervore të lidhura me herpes.

Parandalon & Trajton Mpiksjet e Gjakut: Piperi i Kuq gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e arterosklerozës, inkurajon aktivitetin fibrionalitik dhe parandalon formimin e mpiksjeve të gjakut, që të gjitha ndihmojnë në zvogëlimin e gjasave për sulm në zemër dhe goditje (pikën në tru).

Përkrahje Detoksifikuese: Ky ushqim (piperi i kuq ose vet speci nga i cili nxjerret ky piper), njihet si stimulant i qarkullimit. Gjithashtu rrit pulsin e ritmit tonë limfatik dhe digjestiv.

Agjent i Mundshëm Anti-Kancer: Studimet e bëra në Universitetin Loma Linda në Kaliforni kanë zbuluar se piperi i kuq mund të parandaloj kancerin e mushkerive dhe kancerin e stomakut. Disa studime tjera gjithashtu kanë treguar rezultate të ngjashme në aftësinë e piperit të kuq për të frenuar tumoret e mëlçisë.

Përkrah Humbjen e Peshës: Shkencëtarët në Universitetin Laval në Quebek kanë zbuluar se pjesëmarrësit që konsumonin piper të kuq në mëngjes ishin parë se kanë më pak apetit, e kjo qonte në konsumim më të vogël të kalorive gjatë gjithë ditës. Piperi i kuq është gjithashtu një shtytës i mirë i metabolizmit kështu duke ndihmuar trupin të djeg sasi të tepërta të dhjamit/yndyrës.

Përmirëson Shëndetin e Zemrës: Speci i kuq ndihmon në normalizimin e shypjes së gjakut. Gjithashtu largon nga trupi edhe LDL kolesterolin dhe trigliceridet. (burimi) Receta për të cilën shkruam kaq gjatë e keni në vijim. [wp-like-locker]

Receta e Çajit Detoksifikues Super i Shendetshem:

5cm boq xhenxhefili

5-7 cm nga rrënja e shafranit indian apo dy lugë gjelle me pluhur tëkëtij shafrani

1-2 shkundje të mbajtësit me piper te kuq

4 limona (3 për shtrydhje dhe 1 për ta prer në rriska)

3 pikatore të plota me vanillë

2 litra ujë

Në shtrydhës bëj lëng rrënjën e xhenxhefilit, shafranin indian dhe 3 limonët. Në një enë tjetër të mbushur me ujë hedh lëngun dhe pastaj hedh nja dy pikatore ose 1 lugë sheqeri me vanillë, një apo dy shkundje me piper të kuqë dhe ato rriskat e limonit të prera holl. Përziej me një lugë druri dhe rregullo shijen siç ta ka ënda. Lëre të qëndroj ashtu për 10 minuta para se ta servosh në mënyrë që të përzien shijet. Kështu si është qëndron rreth 5 ditë në frigorifer.

Mund ta mbash edhe jashtë në temperaturë dhome. Ky çaj është i ëmbël dhe kogja djegës! Bëhu gati se do ta vëresh ndryshimin. Ky çaj ju ndihmon të shpëlani sistemin limfatik dhe zvogëloni ënjtjen nga mbajtja e ujit.

Author: admin