Urime 28 Nentori – Dita e Flamurit

Në emër të stafit te Radio Zërit te Iliridës të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet më të përzemërta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Festës së Flamurit!

28 Nëntori është ngjarje e rrënjosur thellë në kujtesën historike të kombit tonë, është një rast për të nderuar sakrificën që gjenerata të tëra bënë për lirinë dhe për shtetin e tyre të pavarur, për përpjekjet e tyre për ta konsoliduar pavarësinë e shpallur të kombit tonë dhe për t’i çliruar trojet e tjera shqiptare.

Sot shqiptarët janë bërë faktorë të rëndësishëm të paqes, të stabilitetit dhe të prosperitetit në rajon dhe më gjerë. Prandaj, kjo ditë duhet të jetë dita e kremtimit të vlerave evropiane, të vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët.

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Festën e Flamurit!

x3ff4f4

Author: admin