Vesa Luma thotë se ajo është përplot angazhime gjatë këtij fundviti, ndërsa së shpejti do të sjellë edhe një këngë të re.“Vitin e kaluar nuk isha aq prezente në programet festive të Vitit të Ri, kështu që këtë vit kam vendosur të jem më e pranishme”, është shprehur Vesa për të përditshmen “InfoPress”.
“Këtë vit, bashkë me idenë e të të gjithë këngëtarëve dhe të televizioneve po mendojmë se do të sjellim diçka më ndryshe. Shumica e këngëve të dëgjuara gjatë gjithë vitit nuk do të jenë prezentë. Zakonisht në të gjitha pjesëmarrjet që kam qenë, sa u përket xhirimeve të fund-vitit, të gjitha kanë qenë ndryshe. Janë disa biseda interesante”.
Edhe pse është në përfundim të një kënge të re, Vesa thotë se publikimi i saj do të bëhet vetëm pas Vitit të Ri.
“Gjithashtu jam në përfundim të një kënge të re e cila do të jetë shumë ritmike, por që nuk e di kur saktësisht do të përfundohet pasi që fillim të vitit të ardhshëm do të zhvendosem në Shqipëri. Do të jem në Tiranë diku për dy apo tre muaj, kështu që nuk e di kur do ta përfundoj këngën”, ka përfunduar këngëtarja.