Shfrytëzuesja më e vjetër e Facebookut është 103 vjeçe

Lillian Lowe (103 vjeçe) nga Tenby në Pembrokshire komunikon rregullisht me ‘friends-at’ e vet duke përdorur iPad. Besohet se ajo është personi më i vjetër në botë e cila ka profil në rrjetin e popullarizuar shoqëror “Facebook”.Lillian me ndihmën e “Facebookut” mban kontakte me miqtë e saj por edhe me shtatë nipat e mbesat dhe 13 stërnipat e stërmbesat. Gjyshja e pazakontë edhe dy muaj feston ditëlindjen e 104-të, ndërsa titullin e shfrytëzues më të vjetër në Facebook e mori prej Ivy Bean (104 vjeçe) e cila ndërroi jetë në korrik të këtij viti.

Edhe pse teknika e përparuar dhe të dhënat në “Facebook” kanë hutuar shumë njerëz të moshës së saj, Lillian nuk e ka problem ta gjejë veten. “Facebook”-un e viziton disa herë në javë duke përdorur një iPad të nipit të saj 47 vjeç, por shpejtë ka ndërmend ta blejë një për vete.

Lillian thotë se i pëlqen të shoh fotografitë e reja të familjarëve të saj dhe të mësojë lajme dhe nuk ka nevojë t’i thërras në telefon. Edhe pse i pëlqen interneti, ajo pranoi se megjithatë kjo është humbje kohe, pasi ekzistojnë mënyra më të mira për ta shfrytëzuar kohën e lirë.

Author: admin