Kundrejt ndryshimeve në popullsinë globale në dekadat e fundit dhe zvogëlimin e natalitetit dhe plakjes së popullsisë, veçanërisht në Evropë, numri i banorëve në Planetin Tokë do të vazhdojë të rritet edhe në dekadat e ardhshme, konsideron drejtori i Institutit të Vjenës për demografi, Volfgang Luc.
Luc potencoi se në dekadat e fundit shënohet tendencë e plakjes shumë të shpejtë të popullsisë në Evropë dhe të zvogëlimit të natalitetit.
“Njerëzit e rinj janë gjithnjë e më të arsimuar, por pyetja është nëse në të ardhmen niveli i rritur i arsimimit do të mund ta kompensojë zvogëlimin e popullatës”, shtoi Luc.
Shefi i Sektorit për popullim global i Komisionit ekonomik i KB-së për Evropë (UNECE), Vitalia Gakaite-Vitih vlerësoi se në zvogëlimin e natalitetit nuk ndikojnë vetëm vendimet politike, por edhe mentaliteti i njerëzve.
Ajo theksoi se edhe krahas tendencës së përgjithshme në kontinentin evropian, në veri të Evropës në vitet e fundit megjithatë shënohet rritje e natalitetit, duke e theksuar shembullin e Suedisë ku shkalla e rritjes, rritet në 1,9 fëmijë në një grua.