Facebook po teston një opsion të ri për postimet tuaja

Facebook ka filluar të testojë një buton të ri “Post on your Timeline” në shiritin për zhvendosje në pjesën e sipërme të të gjitha faqeve.

Një zëdhënës i ndërmarrjes e konfirmoi këtë për The Next Web që “ky është një testim i vogël”, por nuk pranoi që të japë më tepër informacione për momentin.

Së pari i vërejtur nga reporteri i Mashable, Alex Fitzpatrick, butoni i ri paraqitet anash emrit të tij në këndin e djathtë të sipërm: Duke e klikuar këtë buton përdoruesi do të shohë një dritare të ngjashme me kutinë që tregon gjendjen “What’s on your mind?” në kohështrirjen e secilit.

Facebook-u teston veçori të ndryshme të reja në një bazë të rregullt, ndonëse kësaj here nuk kemi informacione të mjaftueshme, por nëse jeni përdorues të rrjetit Twitter, atëherë mund ta krahasoni atë me butonin në Twitter për shkrim të një cicërime të re (sa i përket funksionit).

Duke i dëgjuar thashethemet e fundit që Facebook-u është duke shikuar që të shtojë etiketa si fjalëkyçe në rrjetin e vet shoqëror, mund të mos befasohemi me pasurimin e këtij rrjeti me veçori të ngjashme me ato të rrjetit Twitter.

Rrjetet Facebook dhe Twitter rregullisht marrin veçori nga njëri-tjetri. Më së fundi, Facebook ndryshoi emrin e butonit të vet “Subscribe” në “Follow” dhe riemëroi abonentët në ndjekës.

Kjo veçori erdhi pasi Facebook-u ndërtoi butonin e vet të ngjashëm me butonin Follow në Twitter

Author: admin