Të dashur njerz të mirë!
E dashur Familja ime e gjërë!
Të dashur mikesha e miqë të mi kudo që jeni!
Në muajin shkurt të vitit 2012 u diagnostifikova me kancer në mëlqi. Pas një operimi të rëndë në Lendesdorf të Dürenit, gjendja ime u përmirësua dukshëm dhe se nga data 24 prill 2012 isha në radhën e pritjes së donatorvëve të një mëlqie të re për transplantim. Për kujdesin njerzor e shëndetsor falenderoj Priv.Doc.Dr.med. Claudia Rudrof, Dr.Luljeta Gashin –mjeke e lartë si dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme më ndihmuan deri në ditën e sotme.
Posaqërisht i falenderoj miqët e sidomos nxënësit e shumtë që me nënshkrimet e veta në grupe dhe individualisht i shkruajten Prof. të Universitetit Dr.med. U.Neumann-Drejtor i Klinikës në Aachen, për përshpejtimin e procedurës së transplantimit. Sidomos shkollën 9 vjeçare „Alush Grepca“ të Fierit me drejtoreshën e saj Arjana Plaken, Intelektualët e Fterrës e të gjithë tjerët.Ju falemnderit!
Kohët e fundit gjendja ime ishte alarmnte dhe se mëlqia ime e vjetër punonte vetëm 2%. Kanceri zhvillohej me shpejtësi dhe se duhej marrë masat.
Më 30.12.2012, pikrisht në ora 00.30 pas mesnate më ftuan e që kah ora një u nisa me ndihmen e shpejtë drejt Aachenit ku shpresat e mia kishin mbetur atje. Operimi ka fillur në ora 0.2 pas mesnate dhe ka zgjatë diku deri në orën dhjetë të asaj dite.
Mbrëmë kam lëshuar Kliniken e Aachenit për të shkuar në një Klinikë tjeter rehabilitimi.
Me shumë rrespekt e falenderime për të gjithë.
I Juaji Agim Gashi-Gjermani!