Të hënën në San Francisco të Shteteve të Bashkuara fillon konferenca treditore në të cilën do të marrin pjesë të gjithë ata të cilët në skenën e uebit janë dikush, e në të cilën supozohet se Facebook do të paraqes uebmailin e vet i cili do të mund të ishte konkurrent i madh për shërbimet e ngjashme si Gmail, Yahoo Mail e Hotmail.
Të gjithë 500 milionë përdoruesit e Facebookut gjoja do të fillojnë të fillojnë me shfrytëzimin e adresës “…@facebook.com”, raporton portali TechCrunch në titullin e të cilit shkruan “Vrasësi i Gmail vjen të hënën”.
TechCrunch thirret në burime të afërta me projektin e fshehtë të Facebookut të titulluar “Projekti Titan”, për të cilin informatat e para kishin rrjedhur në fillim të këtij viti. Ndërkohë, zëdhënësi i Facebookut nuk ka pasur komente në lidhje me uebmailin e Facebookut.
Gjatë ditëve të kaluara nëpër blogje të ndryshme ka pasur diskutime të shumta se kujt i takon domeni fb.com, e siç kanë supozuar në TechCrunch ky domen i takon Facebookut. Kjo gjë është bërë e qartë se i takon Facebookut, pasi që kur të shkruani adresën www.fb.com në shfletuesit e internetit u hapet rrjeti për shoqërim online Facebook. Shumë me gjasë drejtuesit e Facebook e kanë blerë këtë domen pikërisht për shkak të e-maileve.