Nëse dështon euro, dështon edhe BE-ja

Kreu i Bashkimit Evropian tha se blloku 27 anëtarësh është duke luftuar për mbijetesë, ndërsa po mundohet që të tejkalojë krizën e borxheve që i ka kapluar qeveritë e eurozonës. Duke folur para një takimi të ministarve të financave të BE-së, Herman Van Rompei tha se nësë dështon euro, do dështojë edhe Bashkimi Evropian.

Ministrat e financave të vendeve të eurozonës diskutojnë sot krizën e borxhit irlandez dhe rrugët për ta bllokuar atë që të përhapet në vendet e tjera të BE-së.

Gjashtë muaj më parë BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u desh që të shpëtojnë Greqinë nga kriza duke i dhënë një pako shpëtimi prej 110 miliardë eurosh.
Irlanda ka hedhur poshtë zërat se ka nevojë për një plan shpëtimi nga vendet evropiane, duke thënë se ndihma i duhet vetëm për bankat e saj- shumë nga të cilat janë futur në borxhe për shkak të krizës globale financiare dhe të porblemve të tregut të pronave.
Analistët mendojnë se kundërshtimi irlandez lidhet me zgjedhjet e përgjithshme të 25 nëntorit, ku shumica aktuale do të përpiqet të ruajë qeverisjen.
Qeveria irlandeze ka njoftuar se ka fonde të mjaftueshme per të paguar të gjitha detyrimet deri në mesin e vitit 2011.