Ndodh dhe kështu! Veshën me pulovër plotë 32.000 pinguin…!

Edhe pse duket e pabesueshme dhe jashtë fantazisë, është vërtet besojeni!

Ndodhi në ishullin Phillip në Australi, ku ia arritën të veshin plotë 32.000 pinguin me pulovër.

Nisma u përket disa gjermanëve miqve të kafshëve, të cilët organizuan një kampanjë paneuropiane për të grumbulluar sa më shumë rroba për këta shpendë, me lartësi sapo… vetëm 40 cm!

Pinguinët kanë nevojë për pulovrat e leshta, përveç se u duhen për t’u ngrohur, po ashtu dhe për të mos rrjepur me sqepin e tyre pushin e pupultë të trupit të tyre e aq më shumë krahët, si dhe të mos infektohen me mbetje toksike,pasi rajoni ku ata jetojnë është i ndotur me naftë.

Përfaqësuesi i Fondacionit për pinguinët në ishullin Phillip, Angela Seitzli, deklaroi se kutitë me 40.000 pulovra tashmë ndodhen në portin e Melburnit.
Pinguinet

Author: admin