Polici që rregullon komunikacionin duke vallëzuar (Video)

Një polic nga Rhode Island në Shtetet e Bashkuara tradicionalisht vallëzon para festave të fundvitit, teksa drejton komunikacionin në rrugë.

Polici Tony Lepore që nga viti 1984 i argëton vozitësit dhe këmbësorët në vendin e quajtur Providence me vallëzimin e tij tashmë të njohur.

Edhe pas daljes në pension, ai nëntë ditë brenda vitit e realizon performancën e tij në rrugë.

“Vallëzoj mirë, ndërsa gjithmonë kam dashur të jem argëtues. Kam bërë disa rrotullime dhe lëvizje me duar. Njerëzve u ka pëlqyer”, ka treguar polici.

Author: admin