Lisa Davis nga Anglia ishte bërë nënë për herë të parë para katër muajsh. E ngazëllyer për shkak të Nicoles katërmuajshe, Lisa shpenzoi për vajzën e vogël 30 mijë funte.Lisa deklaroi se ka ndërmend ta llastoj vajzën e saj deri në skaj, ndërsa nuk ka ndërmend ta ndalë as dorën dhe do të blej gjithçka është e mundur për të.
Vogëlushja Nicole ka rroba të dizajnuara enkas për të nga dizajnerë të njohur. Flenë në një djep të mbuluar me saten. Të gjitha këto janë qepura me kujdes nga një rrobaqepës profesionist. Nicole e vogël shëtitet me karrocat e shtrenjta Juicy Coutur dhe shpesh shihet e veshur me rrobat e kësaj firme.