Korabi lanson këngën dhe klipin “Vetmia”

Korab Shaqiri ka lansuar baladën më të re të titulluar “Vetmia”, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një videoklip.Duke u prononcuar për emisionin Express, Korab Shaqiri tha se kjo baladë vjen pas shumë këngëve ritmike, ndërsa shtoi se albumi i ri do të ketë disa balada.

“Balada e re ka si tematikë një vajzë e cila është e vetmuar dhe ka arritur t’ia dalë të bëhet taksiste. Më pas e takon djalin të cilin e dashuroi”, theksoi Korabi duke folur për klipin.

Kënga është punuar nga vet Korab Shaqiri, ndërsa për videoklipin është përkujdesur produksioni iMedia.

Author: admin