Javën e kaluar ne kemi dëgjuar se Amazon e kishte hequr faqen e famshme të WikiLeaks nga shërbimi i saj, vetëm pas 24 orësh, ndërsa faqja pastaj humbi edhe ofruesin e saj të domain-it pas sulmeve të vazhdueshme që rezultuan në DDOS.Mirëpo, tani duket se ka me qindra pasqyra të faqes së WikiLeaks në internet, që do të thotë se çdo përpjekje për t’i hequr gjurmët e kësaj faqeje online, do të jetë shumë e vështirë për të ngjarë.
Natyrisht se numri i faqeve pasqyrë për WikiLeaks në internet janë rritur, ndërsa të njëjtat kanë postuar edhe instruksione se si të ndërtohet një faqe pasqyrë për faqen e internetit e cila tronditi botën, si asnjëherë më parë.