Kung-fu gjyshja

Kinezes Zhao Yufang ia kanë lakmi edhe sportistët në formën më të mirë. Falë programit special të fitnesit plaka 82 vjeçe është në formë të shkëlqyer. Ajo stërvitet çdo ditë në park që gjendet afër banesës së saj, shkruajnë mediat kineze.Fitnes programi i gjyshes vitale përbëhet nga joga elementare, artet marciale dhe ushtrimi i frymëmarrjes. Yufang është mjeshtre e kung-fusë dhe Tai Chi-së, ndërsa jogën e praktikon që 70 vjet.

“Gjithmonë kam bërë jetë të thjeshtë. Me vite nuk kam ngrënë mish, kështu që nuk ia mbajë mend më as shijen. Çdo ditë stërvitem nga tri orë”, tha gjyshja duke zbuluar sekretin e vitalitetit të saj.

Kinezja rrëfeu se nuk ka pasur as mësues, kështu që vetë ka mësuar artet marciale.

“Kur kam qenë vajzë e re asnjë mësues nuk dëshironte të më mësonte artet marciale, kështu që vetë i kam mësuar. Ndërsa më pas jam kthyer në shkollë dhe e kam rrahur mësuesin derisa nuk më kërkoi falje”, tha kung-fu gjyshja duke qeshur.

Author: admin