Në internet tashmë janë përhapur thashethemet se Microsoft tanimë e ka zhvilluar platformën për televizion në mënyrë që të konkurrojë me projektet e ngjashme të cilat tashmë janë prezantuar nga rivalët e kësaj kompanie, si Google dhe Apple.Përkatësisht, Microsoft planifikon që ta transmetojë direkt përmbajtjen e ndonjërës prej rrjeteve televizive në Amerikë në konzolën e saj të lojërave – Xbox 360, apo në ndonjërin prej telefonave të mençur mobil të cilët tashmë përdorin sistemin e saj operativ, Windows Phone 7.
Ekspertët thonë se Microsoft TV është një ide e mirë dhe profitabile, duke marrë parasysh të dhënat që thonë se kjo kompani arrin që t’i shesë produktet e saj suksesshëm në treg.
Një shembull: Microsoft ka arritur të shesë më shumë se 2.5 milion pajisje Kinect për Xbox 360, menjëherë pas lansimit të saj në treg.