Shkruan .Zyrafete Manaj
E kredhur në mendime, priste diellin t’ia falte ngrohtësinë ditës . Ulej çdo mëngjes në të njëjtin kënd të balkonit të shtëpisë, pa trazimin e zogjve, por me erën e fladshme që ia trazonte flokun e thinjur . Ishte fillikat vetëm , me ditët që rëndonin mbi shpatullat e sajë , në dheun që i falte një ajër tjetër dhe që nuk frynte në mënyrën që ajo donte . Mendimet i barteshin si varkat në detin e hapur dhe nuk ngurronte të fliste me veten, të çmallej me gjuhën e saj, po nga fjalët e saj !…
Nëna fliste me imazhin e mallit dhe përtërinte kujtimin për djalin e sajë?! Nuk i dihej, por ajo jetonte me atë imazh.
– Lufta – fliste ajo një ditë – eh , sa e rëndë është lufta. Ajo ma zuri diellin tim , ma ndau jetën nga jeta ime , ma dogji pragun e shtëpisë, e më degëdisi në këte dhe , ku lotin tinzisht ta thanë e ta përvjedh heshtur ditën , javën , muajin e kështu n’kapërcim ti përcjell motet .
Unë po e pres , ai sikur po më vjenë në çdo mëngjes!…
Flet , e unë në rastësi e zë duke u llafosur me vetën e saj! I ndalem para dhe i flas.
Fillon rrëfimin e saj përsëri:
-Them se ai vjen çdo mëngjes tek unë, sa i ngjajshëm, sa identik – radhit fjalët mallshëm dhe me buzëqeshjen e hidhur i vjen loti tronditshëm në sy. Sa ma ngjalli dhimbjen kjo nënë, ky lot, por nuk dua të jepem para saj, them se unë duhet ta kurajojë atë dhe kujt më shumë se mua i takon t’i japë zemër kësaj nëne(unë që vetë jam nënë) e t’ ia thajë lotin prajshëm e me fjalë të zgjedhura, por sërish ndalem se dua t’ia blej mendimin. Ajo pa ngurruar vazhdon tregimin:
– Ai vjen çdo mëngjes tek unë, më l’shon postën në dorë dhe ikën në punën e tij!
Më dyzoi mendimin , nuk dija se ku rrahte fjalë e saj!… por ajo s’ndalet, vazhdon duke më vështruar në sy dhe duke nxjerrur fjalë malli:
-Sa i ngjajshëm, sa identik , sikur shpirti i birit tim është futur në këtë njeri, edhe pamjen e ka krejt si ai, trupin e gjatë si ai, edhe ecjen bile.
Unë e kuptova, se nëna fliste me imazhin e malli për birin e saj (të vetmin djalë), që lufta ia kishte marr. E kjo kishte mbetur krejt e vetme në këtë jetë.
-E pata edhe një vajzë. Nuk jetoi gjatë. Më vdiq tri vjet pas lindjes se e kishte një jetë të rënd nëna. Bile ta kisha pas atë, do të të kasha patur edhe ndonjë nip a mbesë e do të isha gruja më e lumtur në këtë jëte.
Si të gjindem? Çfarë t’i them ?!… Nga fjalët e saj më rrënqethej trupi, por nuk dua të bëhem pre e dhembjes, asaj i duhet një fjalë kurajoze për t’ia pashit prushin e zemrës e për t’ia lehtësuar barrën e mallit, në këtë tokë ku gjen fjalën dhe ngjyrën e saj tjetërfare.
-Po jeta ka sfida,- i them unë – dhe ti kurrë nuk do të jesh vetëm. Ti nënë ke shumë djem e vajza këtu, të gjithë ne sa jemi ‘’jabangji‘’në këtë tokë jemi njerëzit tu , sepse ne këtu na sollën të njëjtat halle, të njëjtat ngjarje dhe kemi të njëjtat…- desha t’i them dhembje, por e frenova fjalën, nuk desha të bëj krahasim dhimbjesh, asaj nuk i duhet rritja e dhimbjes, asaj i duhet forcë, shpërndarje mendimi, që zemra e saj të rimojë qetë dhe me taktin e duhur.
Ajo me një ngritje buze, që simbolizonte një buzëqeshje të hollë të saj, tundi kokën.
Dielli shkrepi nje fije rreze dhe sikur miratoi edhe ai fjalët e gëdhendura dhe i barti në krahërorin e saj të lodhur .
Çdo mëngjes zgjohem herët. Sërish vazhdon tregimin ajo:
-Pres postën që ma sjell djali . Sa i ngjashën është, edhe syt e tim biri ka, trupin, ecjen, ngjyrën e flokëve!… Vetëm fjalët s’po ia kuptoj. Ai nuk e flet gjuhën tonë, se me pas fol si ne nuk do ta lija të shkonte asgjëkundi.
Dridhem nga ndjenjat që përcjellin fjalët e saj, më rrënqethet trupi e lotit si gjej dot vend ku ta fsheh, por sërish ajo rreze dielli shfaqet, e modifikoj një të teshtitur, për ta fshehur hilen e lotit.
-Eh moj bijë, mëngjeset sikur më ndritin më lirshëm kur takoj atë djalë.
Ajo aludonte çdo herë në djalin që i sillte posën.
-Do të doja ta kisha xhemperin e Betimit e t’ia falja. Sa mirë do t’i shkonte, atë nëna ia thura në dimrin e fundit të luftës, por që nuk pati fat ta vishte. Shpresoj që të takohem me të në botën tjetër, po ah!..varrin, varrin se kush do të më bartë përkrah tij, që të jem aty bri tij.
Unë u gjenda keq, vërtet keq para fjalëve të kësaj nëne, por sikur kjo ma dha në dorë historinë e shumë nënave shqiptare dhe sikur ma la amanetin që së paku të ketë mundësi të prehet në tokën tonë, pranë varrit të djalit. Unë nuk kam askend tjetër këtu, po ti dhe Zoti do të jeni dëshmitarë të dëshirës sime.
Unë përkulëm para saj, ia mar duart në duart e mia, ia puth shqip siç edhe ishin fjalët tona dhe pastaj e përqafoj ngroht, me bindjen dhe betimin së bashku e duke i premtuar se unë dhe Zoti do të jemi një në sendërtimin e dëshirës suaj dhe do të të kthejmë bri varrit të djalit tënd.
Nëna u lehtësua nga barra e mallit, por asnjëherë imazhi nuk iu fshi e dielli sikur reflektoi pak më fuqishëm e u hap në horizont si fitimtar i kohërave.