SI E KAM TAKUAR PRESIDENTIN ITALIAN, OSCAR LUIGI SCALFARO
Oscar Luigi Scalfaro, ka lindur ne Novara me 9 shtator 1918. Vdiq gjate natës te datës
28 janar 2012 ne moshën 93 vjeçare. Ishte Presidenti i 9-te i Republikës Italiane, nga
15 maj 1992 deri me 15 maj 1999, ku dha dorëheqjen për ti hapur rruge zgjedhjes se
presidentit aktual, Napolitano.
Si e kam takuar Oscar Luigi SCALFARO.
T’i japësh dorën, te takohesh apo te besh një foto me një personaliet te larte, për me
tepër me presidentin e një shteti te madh si Italia, e konsideroj ngjarje te rëndësishme
dhe ne këtë kuadër po shtjelloj këtë histori si me poshtë.
Ishte qershori i viti 1998 dhe ndodheshim ne Rome për një kualifikim rreth dy mujor ne
Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak CELIO, ne kuadrin e bashkëpunimit me palën italiane
ne fushën e mjekësisë ushtarake. Ishim një grup mjeke dhe infermiere nga Spitali
Ushtarak Qendror Universitar te përberë nga unë, N.Kol.Dr.Hajri Gerbi, N.Kol.Dr.Shk.
Perlat Hodo, N.Kol.Dr.Shk.Myzafer Brati, N.Kol.Dr.Kastriot Shahu, Prof.Dr.Ilia Masniku,
Dr.Elida Hysa, Dr.Rexhina Sturçe, Dr.Elsa Muzha, Dr.Tefik Zhurda dhe infermieret
Margarita Minai dhe Hasime Çafaj.
Ne cilësinë e përgjegjësit te ekipit mjekësor (ne atë kohe kisha detyrën e shefit te
sektorit te Higjiene-Epidemiologjisë ne drejtorinë e Shëndetësisë ne Ministrinë e
Mbrojtjes), një dite te mesit qershorit, shefi i zyrës se drejtorit te Spitalit Ushtarak te
Romes CELIO, N.Kol.Mario Ferrigno, me tha se mund te bëjmë një vizite ne Quirinale
(Presidenca Italiane) mund te takojmë dhe presidentin Italian. Ai u interesua ne se
kishim uniforma ushtarake me vete. Nga ana ime i thashë qe unë kam uniforme
por koleget e tjerë nuk i kane marre pasi menduam qe duke qene ne spital është e
mjaftueshme uniforma e mjekut. Koleget italiane menduan për këtë dhe ne një dite na
kompletuan me uniforme stërvitje (kamuflazh) natyrisht duke hequr shenjen e ushtrisë
italiane. Kështu ditën tjetër u nisem se bashku me drejtorin e spitalit ushtarak Gjeneral
Brigade Michele Anaclerio dhe ndihmësit e tij për ne Presidence.
Te gjithë ishim te emocionuar. Ne paradhomën e presidentit u rreshtuam sipas
protokollit dhe ndërkohë hyn presidenti i Republikës Italiane Oscar Luigi Scalfaro
dhe me buzëqeshje na dha dorën te gjithëve duke u prezantuar. Ne takim ishin tre
këshilltarët ushtarake, tre gjeneralë lejtënant (me tre yje) respektivisht për Forcat
Tokësore, Marinën dhe Aviacionin. Ne fillim raportoi drejtori i spitalit CELIO qe theksoi
se ne kuadër te bashkëpunimit me palën shqiptare një grup mjekesh nga Shqipëria po
kualifikohen pranë spitalit tone. Nga këshilltarët ju tha gjithashtu qe ne Shqipëri kemi
misionin ushtarak Delegacioni Italian te Eksperteve (DIE) i cili punon për te ndihmuar
dhe modernizuar ushtrinë Shqiptare dhe qe po punon shume mire. Nga ana e tij
presidenti tha qe e di dhe kam informacion për punën e mire te këtij misioni.
Ajo qe me ka bere përshtypje ne këtë takim ishin dy moment qe kane lidhej me
Presidentin Scalfaro.
Momenti i pare, ne fillim te bisedës, kur pa qe ne përbërje te ekipit tone kishte femra,
u çudit dhe tha “pse keni femra ju ne ushtrinë Shqiptare?” Nga ana ime e sqarova se
kemi jo vetëm ne mjekesi ushtarake por edhe ne ushtri si ne logjistike, specialitete,
këmbësori, natyrisht ne numër te kufizuar, qe kane studiuar ne akademinë tone
ushtarake dhe qe vazhdojnë edhe aktualisht te përgatiten. Ai pa nga këshilltarët dhe tha
qe edhe ne mund ti kemi ne ushtri, dhe vlerësoi sidomos femrat ne mjekësi janë me te
kujdesshme me afër dhimbjes. (Shënim imi: Ne ushtrinë italiane nuk ka pasur femra,
për here te pare u futen ne mënyrë vullnetare ne vitin 2000. Kemi dëshirë te themi qe
pas dy vjetësh te këtij takimi, te këtë qene dhe ky takim një arsye, qe edhe ne ushtrinë
italiane te hyjnë femrat ne ushtri?!)
Momenti i dyte, lidhet me atë çka u tha te pranishmeve ne takim presidenti “…unë kam
lindur ne një qytet te vogël ne veri te Italisë (Novara) dhe atje kemi një liqen te vogël qe
është e vështirë te kalohet mes përmes me not apo me varke. Po shqiptaret qe kalojnë
Adriatikun me lloj lloj mjetesh duke vene jetën ne rrezik, një hall i madh i detyron qe
te marrin rrugët drejt brigjeve tona” me këtë rast shtoi qe “Italia si vend fqinj me lidhje
te lashta me Shqipërinë duhet ta ndihmoje ne këtë periudhe te vështirë qe po kalon”
(është një vit pa ngjarjeve te 1997).
Ne fund te vizitës qe zgjati mbi 45 minuta, për te gjithë te pranishmit nga ana e vete
Presidentit Scalfaro na u dhanë medalje ne kujtim te kësaj vizite me emrin e Tij dhe u
bene foto qe për secilin dhe qe u dërguan ne Shqipëri pas kthimit tone nga specializimi.
Ne mediat italiane nuk u shkrua gjë për këtë takim, përjashtuar gazetën “Il Tempo” me
një shkrim me titull “Anaclerio tek Scalfaro” (drejtori i Spitalit Ushtarak) ku shkruante
edhe për takimin e mësipërm me mjeket ushtarake shqiptare.
Natyrisht për sa tregova me sipër ne dukje nuk është ndonjë gjë e madhe, por duke
e kujtuar shpesh këtë takim për me tepër ne këtë dite te ndarjes nga jeta te këtij
personaliteti te shquar te shtetit Italian qe ka lënë gjurme ne historinë e saj, mua dhe
kolegeve te mijë, mbetet ne memorie si një dite e veçante, me mbresat qe te le një
takim me një burrë shteti, te urtë, dashamires dhe mik i Shqipërisë. Shpirti i tij u preftë
ne paqe.
Kolonel Dr.Shk.Luan Nikollari
29.01.2012