FBI ka identifikuar rusin 23-vjeçar i cili është përgjegjës për krijimin e rrjetit dashakeq prej 500.000 kompjuterësh të infektuar me virus të cilët brenda ditës dërgojnë pothuajse 10 miliardë e-maila spam.
Me rrjetin famëkeq të kompjuterëve botnet Mega – D’ udhëheq pronari i softuerit. Në ata e-maila spam ofrohen orët e rrejshme të dorës Rolex, si dhe ilaçet e ndaluara e produktet bimore.
Oleg Nikolaenko nga Moska është personi i parë i cili publikisht është i lidhur me mashtrimet e tilla, shkruan gazeta Daily Mail.
FBI ka hetuar vizitat e dyshimta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit të kaluar, si dhe ka arritur të ketë qasje në llogaritë e tij në Google. Po ashtu ekzistojnë edhe dy dëshmitarë të cilët do të dëshmojnë kundër Nikolaenkos.