Dobësimi i ekonomisë dhe çmimet në rënie të modeleve rivale të telefonave të mençur kanë dëmtuar shitjet e iPhone në Evropë, thuhet në raportin e publikuar sot nga Kantar Worldpanel Comtech.Gjatë muajit tetor, iPhone 4S kishte forcuar pozicionin e Apple në Britani dhe Shtetet e Bashkuara, por ky trend nuk ka depërtuar në Evropën kontinentale, ku pjesëmarrja e tregut të Apple ka rënë.
Industria e telefonave të mençur në tërë Evropën është e dominuar nga Google, e cila ka sulmuar tregun me platformën e saj të lirë, Android.
Në Francë pjesëmarrja e tregut të Apple ka rënë në 20 për qind nga 29 për qind, ndërsa në Gjermani rënia ka arritur në 22 për qind nga 27 për qind. Pika të ngjashme të rënies janë parë edhe në Itali dhe Spanjë.
Pjesërisht, shitjet evropiane të modelit të shtrenjtë të telefonit të Apple u goditën nga dobësimi i ekonomisë në gjithë kontinentin. // Reuters /