Rrobotët nënujorë të firmës së njohur amerikane “Odyssey Marine”, kanë zbuluar në fund të Oqeanit Atlantik, 300 milje larg brigjeve të Irlandës, një anije e vjetër e fundosur, me 200 ton argjend, me vlerë 150 milionë sterlina.Ky zbulim përbën edhe ngarkesën më të madhe me metal të çmuar të gjendur ndonjëherë në det. “SS Gairsoppa”, një anije transporti britanike, është fundosur nga një nëndetëse gjermane në vitin 1941.Firma amerikane “Odyssey Marine” bëri zbulimin dhe tani do të mbajë 80 për qind të vlerës, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Departamentin e Transportit.Anija, e cila po kthehej nga India në Britani, u pikas nga nëndetësja gjermane. Vetëm një person nga ekuipazhi prej 85 personash arriti që t’i mbijetonte sulmit me silur.Mbetja e anijes është gjetur në muajt e verës në thellësinë 4700 metra në Atlantikut Verior, por është konfirmuar vetëm këtë javë nga kompania që ka publikuar edhe pamjet e saj.