Miranda së shpejti me një këngë popullore

Miranda Hashani, e cila së fundmi u paraqit në festivalin “Kënga Magjike” në duet me Visar Rexhepin, ka gjetur kohë të përgatisë edhe një këngë të re e cila do t’i përket zhanrit popullor.Momentalisht po përgatis edhe një këngë tjetër popullore të cilën sigurisht që do ta bëjë me klip. Për tekst është përkujdesur Avni Qahili ndërsa për titull nuk e kemi vendosur ende. Kurse klipin do ta bëjë produksioni më ri i Milot Llalloshit”, ka thënë Miranda për “Infopress”.

Përveç këtyre angazhimeve Miranda ka pohuar se ka pasur mjaft angazhime gjatë stinës së verës.

“Angazhimet e mija kanë qenë më tepër nëpër dasma e ahengje familjare, sesa në bregdet, sepse nuk kemi pasur shumë dëshirë të lëvizim e kjo për arsye të djalit. Ai nuk po i përballon shumë udhëtimet e gjata, kështu që prej vitit tjetër do të kem edhe mbrëmje të ndryshme përreth bregdetit”, ka shtuar më tej Miranda.

Author: admin