Gjatë kësaj jave, Paul Allen jo-zyrtarisht kishte thënë se rrjeti social Google+ e ka tejkaluar shifrën prej 43 milionë përdoruesve.
Si themeluesi i Ancestry.com, Allen përdor një metodë unike për numrin e përdoruesve të Google+, i cila bazohet në emrat e vërtetë të përdoruesve.
Në të kaluarën, parashikimet e Allen janë dëshmuar si shumë të sakta, ndërsa tani thotë se deri në mëngjesin e sotëm, në këtë rrjet social janë regjistruar 37.8 milionë përdorues, nga 28.7 sa ishin para 13 ditësh.
Mirëpo, Allen më pas e ka ngritur këtë shifër në 43 milionë përdorues, duke llogaritur edhe përdoruesit të cilët nuk kanë mbiemra romak, si dhe profilet private të përdoruesve, të cilat janë pjesë e modelit të tij të numërimit.
Pas të gjitha këtyre vlerësimeve, pyetja jonë është – sa kohë do të shkojë derisa Google + të arrijë të konkurrojë me Facebook, i cili besohet se tashmë ka afër 800 milionë përdorues?