Telefonia mobile IPKO ka njoftuar se ka një ofertë të veçantë për nder të 28 Nëntorit, ditës së flamurit tonë kombëtar.Që kjo ditë të festohet me më shumë komunikim mes shqiptarëve në të gjithë botën, telefonia mobile IPKO thotë se ka liruar çmimet e SMS-ve ndërkombëtarë në vetëm 5 cent.
Për më tepër, në mesazhin e saj publik, IPKO i drejtohet të gjithë shqipëtarëve me një porosi mjaft emocionale.
Në fotografinë e cila në prapavijë ka shqiponjnën dhe flamurin kombëtar, thuhet: “Bashkohu me shqipëtarët në mbarë botën”, ndërsa kjo thirrje nënkupton shkëmbimin e mesazheve të urimit në mbarë botën, me SMS-të e IPKO’s që për këtë 28 nëntor kushtojnë vetëm 5 cent.
Zyrtarët e IPKO’s kanë bërë të ditur që kjo ofertë do të zgjasë vetëm gjatë ditës së 28 nëntorit 2010.