Si ta zbusim ndikimin e motit?

Klima dhe ndryshimet e saj kanë ndikim direkt ndaj gjendjes së organizmit dhe humorit, dhe kështu mund të thuhet se të gjithë njerëzit varen prej kohës.Shiu te disa njerëz shkakton dhimbje koke dhe humbje humori, era shkakton ndjenjë të nervozizmit, kështu që në periudhën e ndryshimit të kushteve të motit shumica e njerëzve ndihen të përgjumur dhe të lodhur.

Mjekët ende nuk munden të japin një diagnozë të saktë, por edhe nuk janë të sigurt për këtë gjendje, sepse njerëzit e shëndetshëm nuk dinë të tregojnë përse kanë vështirësi.

Krahas ndryshime klimatike dhe ndjeshmërisë individuale të ndryshimit të motit, vështirësitë paraqiten edhe në ndikim të mënyrës së jetës. Për këtë shkak, këtë periudhë përpiquni sa më shumë të relaksoheni dhe të jeni fizikisht aktiv.

Zvogëloni pirjen e cigareve dhe ushqimin e shpejtë, ushtroni, shikoni më pak televizor dhe më shumë përkujdesuni për shëndetin tuaj për ta përmirësuar humorin.

Author: admin