Dega japoneze e zinxhirit ndërkombëtarë të picave “Domino’s”, me fushatën e re të marketingut vendosi të mposhtë konkurrentët e vet. Ata njoftuan se do të hapin një restorant në sipërfaqen e Hënës.Domino’s” me vite po lufton kundër konkurrentit të vet “Pizza Hut”, me fushata të ndryshme marketingu. Pasi më 2001 shërbyen pica për astronautët në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinorë (ISS), “Domino’s” vitin e kaluar, në shënimin e 25 vjetorit të ekzistimit në Japoni, një personi ia pagoi 2.5 milionë funta për vetëm një orë shpërndarje të produkteve të tyre.
Tash, aksioni më i ri pritet të kushtojë 13.4 miliardë funta, ku 4.5 miliardë do të përdoren për transportin special të 70 tonelatave të materialit të ndërtimit dhe përgatitjen e picave në Hënë.
Restoranti do të ketë përmasat prej 26 metra katrorë, ndërsa personeli i cili pritet të punojë atje do të jetojë në Hënë. Kur do të hapet ky restorant, e dinë vetëm në “Domino’s”.