Forca i nderuar atdhetar, Ramush Haradinaj!

Shkruan: Fadil SHYTI
LETËR E HAPUR
Komandantit legjendar, Ramush Haradinaj i cili po mbahet padrejtësisht në Hagë, atje ku vendin e kanë 3000 kriminelë serbomëdhenj dhe bashkëpunëtorët e tyre sojzi, -e jo çlirimtarët e popujve liridashës, shqiptarë, kroatë, boshnjakë e të tjerë!Gjatë historisë sonë të lashtë e të re, kurdoherë janë persekutuar udhëheqësit popullorë shqiptarë që luftuan për liri, pavarësi dhe ribashkim kombëtar!

Kam besim që edhe kësaj radhe do ta vrisni mërzinë dhe do ta ktheni në qëndresë ashtu siç din dhe mundesh ty më së miri!
Ty, ta kam zili për të gjitha ato që ke bërë për kombin shqiptar, sikur të kisha bërë vetëm pjesërisht në përmasa të dukshme -sa Ty, në dobi të kombit, -do të isha krenar dhe i lumtur kudo, -madje edhe në Hagë, aty ku po iu mbajnë padrejtësisht!

Uroj, të fitoj drejtësia njerëzore!

Të fala shokëve atyre djemve sokola që i ke me vete si një celulë besnike!
Qafime!

Juaji

Me këtë rast, dua t´ju përshëndes o trima luftëtarë me këto vargje poetike!

NUK JANË TERRORISTË !…

(Kushtuar komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, të cilët po terrorizohen nga gjyqet evropiane)

Nuk janë terroristë,
Ata, që vrasin tradhtinë!
Nuk janë, terroristë,
Ata, që mbrojnë nderin…
Nuk janë terroristë,
Ata , që mbrojnë, -madhështoren…
Dhe, – gjakojnë -lirinë!
Nuk janë terroristë,
Ata, që e mbrojnë identitetin,
Nuk janë terroristë,
Ata, që mbrojnë shtetin!
Nuk janë terroristë,
Ushtarët , -Shpëtimtarët,
-E kombit, – prej okupatorëve,
Nuk janë terroristë,
Ata, që ndeshen -si dragonjtë ,
Kurdoherë, me guxim!
-Përballë gjakësorëve!…
O, ju flas me gjuhë e penë,
O, ju flas me mendje dhe zemër:
Ata, ishin dhe janë faqebardhë,
Ata, ishin dhe janë-çlirimtarë!

Suedi, 11 Mars, 2011

Author: admin