I riu 22-vjeçar nga Marston, Jordan Blackshaw, që u dënua me katër vjet burg për shkak të thirrjeve që bëri në Facebook në lidhje me protestat dhe trazirat në Britaninë e Madhe, ka deklaruar përmes avokatit të tij se do të apelojë vendimin.Kjo për shkak se dënimi i tij që ka të bëjë me “Aktet kriminale për nxitjen e turmave për protestë dhe dhunë”, nuk kanë patur pasoja në qytetin Northwitch Lootin, ku ishte drejtuar thirrja.
Në mesazhin e postuar në adresën e tij në Facebook, thuhej: “Shkatërrojeni Northwich Lootin” dhe “Të mobilizohemi për trazira”. Por, në fakt, në këtë qytet, pavarësisht këtyre thirrjeve, situata ka qënë e qetë.
Trazirat dhe dhuna në Britani është kthyer në temën e ditës për mediat vendase, të cilat po përpiqen që të kuptojnë shqetësimet reale të qytetarëve, së solli këtë revoltë popullore.