Gafurr ADILI (*): Zoti Tadiç, pranoje të vërtetën historike!
Presidenti serb Boris Tadiç, gjatë forumit të mbajtur në Bruksel dhe të organizuar nga German Marshall Fund, deklaroi se, Beogradi kërkon të negociojë me Tiranën zyrtare mbi konfliktet territoriale mes serbëve dhe shqiptarëve. “Ne do të dëshironim të zgjidhnim konfliktet historike që ekzistojnë për më shumë se 100 vjet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kjo është saktësisht ajo që po përpiqemi të arrijmë, që do të thotë të arrijmë një kompromis. Dhe jo të kemi një palë që humbet gjithçka dhe një tjetër që fiton gjithçka”.Sipas presidentit serb, dialogu Prishtinë-Beograd duhet të nisë me çështje teknike për të lehtësuar jetët e njerëzve, por duhet të përfundojë me tema të dhimbshme, cka nënkuptonte ndarjen e Kosovës. “Përsa i përket Kosovës ne duhet të nisemi nga realiteti në terren. Shqiptarët sot, njësoj si në të kaluarën, nuk pranojnë çatinë e sovranitetit serb. Më së shumti serbët e veriut në Kosovë nuk duan të pranojnë çatinë e nje sovraniteti shqiptar mbi kështjellë, dhe ky është realiteti ku po jetojmë. Nëse do të më pyesnit çfarë mund t’i ofrojnë zyrtarët shqiptarë në Prishtinë serbëve të veriut në Kosovë…”, ka vijuar Tadiç.>> (Telegraf, 28 mars 2011, “Tadiç, ftesë Tiranës për territoret”)Nëse e analizojmë me vëmendje deklaratat e Tadiçit del qartë se, ai ka kërkuar në Bruksel bisedime me Tiranën për krijimin e shteteve etnike në Ballkan. Eshtë mirë se Tadiç dëshiron zgjidhjen e “konfliktit historik midis shqiptarëve dhe serbëve”, duke u marrë parasysh historia e planit serbomadh për asgjësim të shqiptarëve dhe zgjerim territorial pa kufi në dëm të Shqipërisë nga ana serbe, mjëra e mjëra viktima të pafajshme të vrarë nga xhelatët kolonizatorë serbë, vetëm sepse ishin shqiptarë. I rikujtojmë Zotit Tadiç se për të zgjedhur konfliktin shqiptaro-serb, i shkaktuar njëanshmërisht nga agresionet e vazhdueshme serbe kundrejt trojeve dhe popullit shqiptar, qeveria serbe duhet së pari t’iu kërkojë falje shqiptarëve edhe për foshnjet shqiptarë të vrarë në barkun e nënave prej çetnikëve serbë, siç ka ndodhur p.sh. më 1922 me vajzën shqiptare Refije Rustemi nga fshati Lapça e Epërme. Shaban Braha, në librin “Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare” (fq.291) e ka përshkruar se kjo grua i ishte nënshtruar një sjelljeje barbare nga serbët që pasi e kanë lidhur për dy këmbësh, ia kanë çarë barkun dhe ia kanë nxjerrë fëmijën dhe pastaj ia kanë vrarë. Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë popull me ndjenja armiqësore ndaj fqinjeve, aq më pak ndaj serbëve. Kur u hodhën në kryengritje serbët për të çliruar kalanë e Beogradit, më 1804, u dëgjua edhe thirrja në gjuhën shqipe, pasi shumë prej ushtarakëve ishin shqiptarë. Zekaria Cana, në librin “Socialdemokracia serbe dhe çështja shqiptare” shkruan se, Llapçeviçi ka pohuar se “shqiptarët u përpoqën të vendosin bashkëpunim të ngushtë më 1829, 1847, 1875 dhe 1876, por nuk patën sukses.”Dhe nuk patën sukses sepse,idetë, platforma dhe vetë ideologjia panserbe, serbosllave, sllavojugore, rusosllave dhe pansllave, nga një anë, kishin që në themel hegjemonizmin, epërsinë mbi popujt josllavë, urrejtjen dhe përbuzjen ndaj tyre […] Këto armë ideologjike u shërbenin strategjive pushtuese ndaj popujve të tjerë, e në këtë mes edhe tëpopullit shqiptar që ose të shfarosej, ose të serbizohej e të sllavizohej” (Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qendresa shqiptare, f. 21)Prandaj, Zoti Tadiç, ju duhet të pranoni se fajet për këtë konflikt i keni ju serbët, dhe një herë e përgjithmonë, jo vetëm që duhet të hiqni dorë nga praktikat e tilla antishqiptare, por edhe duhet të shikoni ku janë trojet shqiptare, deri nga shtrihen dhe ku fillojnë tokat serbe. Pra, një herë e përgjithmonë duhet të shihni hartën e Shqipërisë Etnike, ta njihni atë në kufijtë e saj natyralë. Edhe shqiptarët do të njohin territorin e Serbisë Etnike, e cila përfshin Republikën Srbska (në Bosnje aktualisht) dhe Zubin Potokun dhe Leposaviçin, por kurrën e kurrës JO Mitrovicën Veriore, e cila ka qenë dhe është shqiptare.Ju duhet që në nevociatat midis shqiptarëve dhe serbëve të njihni edhe Toplicën, Sanxhakun dhe Kosovën Lindore si territore të Shqipërisë Etnike!Sanxhaku i Pazarit të Ri është një territor i banuar nga shqiptarët, fatkeqësisht shumica e sllavizuar, por që në vitin 1992 ka shpallur statusin e tij përmes Referendumit Gjithëpopullor si Krahinë Autonome e Republikës së Kosovës. Ai, Sanxhaku, duhet t’i kthehet Shqipërisë Etnike!Toplica gjithashtu është territor i spastruar etnikisht nga shqiptarët nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake të ushtrisë serbe të komanduar nga Mihajl Çërnjajev (grupimi i Moravës) dhe Milojko Leshnjanin (grupimi i Timokut) që prej 22 dhjetorit 1877 deri më 23 janarin 1878, kur u dha urdhërin për armëpushim. “Togje kufomash shqiptare vatër me vatër, shtëpi të rrënuara, nëna të ngrira me foshnje në gji, fëmijë të uritur e të pambrojtur, uri e skamje nga zgjarret e nga plaçkitjet dhe skena të trishtueshme kishin mbuluar të tërë Moravën dhe Përmoravën Shqiptare në qarqet e Nishit, Pirotit, Vranjës, Leskocit, Përkupës, Kushumlisë etj. në verilindje…” (Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qendresa shqiptare, f. 45). Kjo është ajo çka ka mbjellë ushtria serbe në trojet shqiptare të Toplicës! Dhe, nëse ju Zoti Tadiç dëshironi që pas 125 vjetësh prej këtij gjenocidi të zgjidhet përfundimisht konflikti shqiptaro-serb, atëherë duhet që fillimisht të pranini rikthimin në vatrat e tyre të pasardhësve të shqiptarëve të shpërngulur në mënyrë arbitrare nga serbomëdhenjtë, së bashku me garancionin se nuk do të kryhet më kurrë një gjenocid i tillë dhe gjithashtu duhet t’ua akordohet shqiptarëve një dëmshpërblim për shpërdorimin më shumë se një shekull të pasurive të tyre të tundshme dhe të patundshme. Pastaj, Tadiçi duhet të pranojë që Toplica të bëhet Krahinë e Shqipërisë Etnike.Për Kosovën Lindore kuptohet se zotëria e tij, Zoti Boris Tadiç, duhet të pranojë çmilitarizimin dhe tërheqjen e bazave ushtarake serbe siç është ajo në Cepotinë, ndalimin e represionit ndaj popullsisë shqiptare dhe inkorporimin e Luginës së Preshevës në kuadrin e Kosovës, rrjedhimisht të Shqipërisë Etnike.Nga ana tjetër, vërehet se Tadiç nuk ëahtë i sinqert në pohimin e tij mbi zgjidhjen e konfliktit midis shqiptarëve dhe serbëve: Eshtë lojë e dyfishtë dhelprarake e Tadiçit se, “një palë ka fituar gjithçka dhe një palëka humbur gjithçka” në Kosovë, thotë serbomadhi Boris Tadiç.Shqiptarët në Kosovë, edhe pse janë shumicë, janë të diskriminuar në raport me serbët që janë popullsia e rendit të parë, me 2% prani në Republikën e Kosovës! Pra, ata kanë, nëpërmjet Kushtëtutës së Republikës së Kosovës (pjellë e Pakos Ahatsaari), 10 vende të rezervuara në parlamentin e Republikës së Kosovës! Marrin pjesë serbët apo jo në zgjedhje, ata kanë vende në parlament dhe më shumë se kaq, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk mund të ndryshohet nëse 2/3 prej vendeve të rezervuara krejtësisht (gjithsej 20 vende) nuk janë dakord me amendamentet kushtetuese! Serbët kanë një zevendëskryeministër dhe 2 ministra gjithashtu. Kjo në nivel qendror. Kurse, në nivel vendor kanë përforcuar pushtetin paralel dhe kanë lidhur enklavat midis tyre dhe me Beogradin duke krijuar një “Republikë Srbska” në mes të Kosovës! Shumë prej komunave “serbe” nuk kanë qenë të tilla para “decentralizimit”.
Duhet që Tadiçi të pranojë të vërtetën historike. Vetëm Zubin Potoku dhe Leposaviçi iu dhanë Kosovës më 1957 për llogari serbomëdha, për të rritur numrin e përgjithshëm të popullsisë serbe në Kosovë, kur iu morën Kosovës tri komuna të KosovësLindore: Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Komunat në veri nuk i ka aneksuar Kosova, kurse komunat shqiptare të Kosovës Lindore u aneksuan padrejtësisht nga Serbia!Tadiç ka gjithashtu tendencën për të barazuar sundimin kolonial të serbëve mbi shqiptarët të Kosovës dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës mbi minoritetin serb që banon në Kosovë. Nuk është e njëjta! Shqiptarët të kolonizuar nën Serbi që 100 vjet kanë luftuar për të çliruar trojet e tyre nga thundra barbare serbe nuk mund të barazohen me minoritetin serb (i armiqësuar nga Beogradi kundër shqiptarëve të Kosovës) aq i përkthelur në Kosovë sa të ishte mbi 40 %! Sovraniteti shqiptar nuk është kolonial mbi serbët, sepse ata janë në shtëpitë e tyre, jetojnë një jetë normale dhe i gëzojnë të gjitha të drejtat, bile janë të privilegjuar. Kurse, shqiptarët kanë jetuar vetëm nën retë e ziza të skllavërimit, dhunës, burgosjeve, vrasjeve, dëbimeve dhe helmimeve nën robërinë serbe dhe prandaj edhe kanë ngritur krye duke arritur te lirmi i territorit nga ushtria okupatore serbe dhe organet e tjera të represionit të Beogradit, por jo në çlirimin dhe ribashkimin me Nënën Shqipëri.Pra, duke u nisur nga këto konstatime të mësipërme, nuk mund të bëhet një kompromis duke ngushtuar bisedimet vetëm në çështjen e Kosovës për ndarjen e saj, siç e dëshiron armiqësisht Tadiç. Ai duhet të pranojë shtetet etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Kroacia Etnike, Greqia Etnike dhe edhe Serbia Etnike, harta e të cilave duhet të vizatohet në një mbledhje të llojit Londra 2, ku të njihet të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar si një të drejtë të patjetërsueshme për shqiptarët dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve në shtetet nënshkruese të marrëveshjes së re që do të jepte fund “shekullit të zi” të Ballkanit “fuçi baruti” në Evropë dhe përtej saj. Përndryshe, nëse Serbia nuk e pranon këtë, do të shuhet nga harta e Ballkanit, sepse popujt, në krye me popullin shqiptar, do të ngrihen për Shqipërinë Etnike.
(*) Autori është Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar-FDBK.
Tiranë, më 29 mars 2011