Gjiganti i kërkimit në internet, kompania Google së fundmi ka filluar që tu mundësojë përdoruesve të saj që t’i bllokojnë uebfaqet e padëshiruara, të cilat mund t’i eliminojnë nga rezultatet e kërkimit.Tani, ka edhe një mënyrë të re që përdoruesit tanë të gjejnë edhe më shumë nga ndihma e dëshiruar në Google, pasi që ata mund të bllokojnë faqet e internetit të cilat nuk dëshirojnë t’i shohin gjatë kërkimit në motorin më të madh të kërkimit në botë” ka thënë përfaqësuesi i kompanisë i cili është përgjegjës për kualitetin e rezultateve të kërkimit në Google, Beverly Young, në postimin e tij në blogun zyrtar të kompanisë.
Ata që dëshirojnë të bllokojnë një uebfaqe të caktuar gjatë kërkimit të tyre në Google do ta kenë butonin e quajtur “Block”.
Opsioni i ri tanimë është shtuar në versionin e Google.com në anglisht, nëse ky motor i kërkimit vizitohet përmes shfletuesit Chrome, Firefox apo Internet Explorer, ndërsa së shpejti pritet që mundësia e bllokimit të faqeve të caktuara të jetë e mundur edhe në gjuhët tjera.