Soni Malaj, jetë të re me Mirkon në Spanjë

Ndonëse prej një viti u mungon skenave të festivaleve e spektakleve muzikore, këngët e saj vijojnë të dëgjohen e pëlqehen shumë nga publiku. Fjala është për këngëtaren e mirënjohur Soni Malaj, e cila aktualisht është duke zhvilluar jetën e saj përkrah të fejuarit, Mirko, në Spanjë.Sipas mediave shqiptare çifti simpatik i showbiz-it janë kthyer në sipërmarrës dhe mësohet të kenë ngritur një biznes që po ecën shumë mirë. Aktualisht biznesi është duke u zhvilluar dita-ditës dhe Soni me Mirkon janë duke bërë goxha para. Ndonëse ky largim nga skena u mendua se erdhi si pasojë e një pushimi për të cilën këngëtarja kishte nevojë, nga të rejat që kemi për të nuk na rezulton kështu.

Ditët e saj janë të mbingarkuara për shkak se është ajo që duhet të kujdeset për mbarëvajtjen e biznesit. Bashkëjetesa me Mirkon po shkon për mrekulli dhe gjasat janë shumë të mira për një martesë mes çiftit.

Sa i përket karrierës muzikore, shumë shpejt do të vijë bashkëpunimi i këngëtares me një grup të njohur kosovar. Një tjetër surprizë e këngëtares është se ajo mund të shndërrohet në imazhin e kompanisë “ American Cola” për Kosovën. Ndonëse ende është duke e shqyrtuar ofertën, Soni ka gjasa të kthehet në fytyrën përfaqësuese të kësaj pijeje.

 

Author: admin