Ka ndërruar jetë këngëtarja Emmy, e cila ishte goditur me dashje me makinë nga ish i dashuri i saj, një biznesmen kosovar.Këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur me emrin Emmy, kishte marrë plagë të rënda në trup dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk arriti të mbijetonte.
Shërbime të Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës dhe strukturat e hetimit të Drejtorisë së Qarkut, arrestuan biznesmenin kosovar të hoteleve e restoranteve, Aziz Kelmendi, si autor i ngjarjes.
Ky i fundit mësohet të jetë justifikuar me faktin se pas një grindjeje për motive të dobëta ka qenë vetë 21-vjeçarja e cila ka tentuar të hyjë me forcë në automjetin e tij, dhe për pasojë ajo është tërhequr zvarrë dhe përplasur gjatë tentativës së vetë atij për t’u larguar me makinën.