Komisioni Alfabetit

Komisioni Alfabetit

1. Gjergj Fishta 2. Midhat Frashëri 3. Luigj Gurakuqi 4. Gjergj Qiriazi 5. Dom Ndre Mjeda 6. Grigor Cilka 7. Dhimitër Buda 8. Shahin Kolonja 9. Sotir Peçi 10. Bajo Topulli 11. Nyz’het Vrioni Foto nga Kel Marubi

Në procesverbalin e mbledhjes lexohet: “Të nesërmen para se të fillonim mbledhjen e komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te Mit‘hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy alfabete. Zotnia, pas një diskutimi të shkurtër, mbeti i kënaqur dhe i tha t‘ia paraqesi vetë komisionit”.

Mjeda ia paraqiti alternativat komisionit, ndërkohë që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë ku ishte shkruar alfabeti. Fishta shkoqiti se alfabeti i Stambollit është i mirë e mbi baza latine, por për të shtypurit e librave shqip ka vështirësi, ndaj duhet një alfabet thjesht latin.

Përfundimet e arritura në Kongresin e Manastirit

Më në fund u vendos të përdoreshin të dyja alfabetet paralelisht dhe pas dy vjetësh të mbahej një kongres tjetër në Janinë, i cili do të vendoste përfundimisht për alfabetin dhe ortografinë e gjuhës shqipe.

Në fund, pas diskutimesh dhe polemikash të shumta, shkruan studiuesi Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhën së bashku dhe vendosën të mbahej alfabeti i Shoqërisë së shkronjave “me nja dy ndryshime të vogla” dhe krahas saj një alfabet “krejt me germa latine, duke bashkuar dy shkronja për ata tinguj që kemi nevojë për gjuhën shqipe”.

“Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe” është ngjarja më e shënuar kombëtare në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. “Njësimi i alfabetit, shkruante Mithat Frashëri, është pema e parë e Kongresit. Por ka edhe një pemë tjatër, akoma më të madhe dhe më të bukur dhe kjo është bashkimi i shqiptarëve.

Ish, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku pamë shqiptarët të ardhur nga veriu dhe jugu, nga lindja dhe nga perëndimi, ku pamë krah për krah gegë dhe toskë, të krishterë dhe muslimanë, hoxhë dhe priftër. Qoftë ky themeli i një bashkimi të përjetshëm të shqiptarëve”, përfundon Mithat Frashëri.

Author: admin