QILE GURI GOJËN !!!

123

QILE GURI GOJËN !!!

Sot është ditë e madhe e ndërgjegjes dhe kujtesës kombëtare.
17 janar i historisë së mesme dhe i historisë së re shqiptare.
Ditë zije dhe krenarie, bashkë me dhimbjen dhe shpresën tonë epike.
Skenderbegu nuk do të harrohet kurrë e as nuk do të zbret nga kali i mermertë derisa ka ende armiq që duan të coptojnë tokat shqiptare e shqiptarë që do të pajtoheshin me gërshërët e huaja deri në mohim të identitetit kombëtar.
Dita e sotme e paharrueshme e skuqur qe 34 vjet me gjakun e tre martirëve të çlirimit dhe bashkimit shpirtëror dhe kombëtar të shqiptarëve është ditë që kërkon drejtësi.
Sot duket sikur publicistë , poetë e shkrimtarë po shtyhen se cili do të shkruajë më bukur per Jusufin e Bardhoshin dhe vëllaun e tyre Kadriun.
Mirë shumë !!!
Po pse more nuk del një njeri edhe i vetëm e ta flet të vërtetën. Pse heshtet e vërteta ?!
Tash edhe zyrtarisht u vërtetua nga deklarata e një gjenerali serb, Stevan Gjuroviq i cili kishte komanduar shërbimin e sigurimit ushtarak serb në Kosovën e pushtuar se UDB dhe Sigurimi ushtarak paguanin me rrogë mbi 30 000 spiunë dhe familje shqiptare në ish -Jugosllavi.
Kosova nuk është e vogël dhe dikush patjetër duhet ta njohë familjarisht ose privatisht ndonjë element nga rrjetat e spiunazhit të Udb-ës që ende thuren në Kosovë.
Folni dhe tregoni nëse dini diçka , ndonjë gjysmëfjale apo ndonjë shenjë që do të ndihmonte të burgosej ai (ata) që i vrau dhe asesi nuk do të zvogëlohet legjenda e tre martirëve tonë.
Folni kah del shpirti !
Qile guri Gojën.
Lavdi Jusuf, Kadri dhe Bardhosh.

Gëzim Muçolli , 17 janar 2016 , viti 34 i kujtesës së martirëve.

Author: admin