NOTA DHE MOSMIRNJOHJA

abc

NOTA DHE MOSMIRNJOHJA

Kosova është botërisht e njohur si vend i çudirave dhe poshtërsirave.
Prandaj jorrallë thuhet kurr mos prit falenderim apo mirënjohje për ndonjë punë të mirë apo shërbim qytetarie.
As Presidentes askush nuk do ti thotë faleminderit per durimin e saj dhe sakrificën e saj në shërbim të tolerancës së shërbyesit të shtetit.
Autoritetin e saj e përqeshën me historinë e zarfit ( të ish ambasadorit më konkret e më pak diplomatik USA, ambasadorit Dell).
Askush nga politikanët që populli i Kosovës i voton me hatër dhe interes e jo per programin politik , nuk pati guxim të thotë : Marre per ne që nuk u ngimë kurrë e s’u morrëm vesh kurrë per kurrgjë , që u desh që miqësia andejatlantikut ta nxjerrë emrin e presidentit me zarf.
Prej marres thuhet se nuk ka vdekur askush.
Marrja në politikë nuk është as virtyt as kualitet.
Por politikanët e Kosovës shquhen per veprime të pamarrshme.
Tash me porosi dikush paska nxitur publikimin e notave të Presidentes.duke dashur të dëftojë që paska pasur edhe ndonjë notë jo aq per lavd.
Deshën të arrijnë cakun! Por punë e madhe.ato nota nxënësish janë të datuara nga viti shkollor 1989/90.
Po a e dini o mjerana të portaleve se në çfarë rrethanash po kryhej ai vit shkollor ?!
Kush lexon kronikat e kohës do ta kupton se kishim regjim policor, orë policore, demostrata, gaz lotësjellës, dhunë , vrasje , komitete, lëvizjen për demokracinë (në lindje), të vrarë ne protesta paqësore, ushtarë të kthyer në arkivole , helmime masive të nxënësve, etj.
Pra nuk kishte as kushte minimale per të jetuar si njerëz normal.
S’kishte kushte normale per mësimdhënie e per mesimnxënie.
Problemi më i madh per prindërit nuk ishin notat por apo u kthehen shëndosh e mirë fëmijët nga shkolla.
Kohë e kaluar, dikush tashmë e ka harruar.
Nga gjithë notat që dikush në Kosovë mund të më tregojë mua më intereson të dij per notën e sjelljes.
Nuk më intereson asnjë notë tjetër as në gjuhë e letërsi, as në shkenca e as në arte, sepse sapo dikush nga të dijshmit e hap gojën dhe nis e flet mund ta kuptosh përgatitjen e tij arsimore dhe intelektuale.Mos të flasim edhe per njohjen e gjuhëve të huaja, kur nuk ligjërojnë mirë as gramatikën shqipe.
Sot nëse dikush do të flet per nota të politikanëve që na qeverisin le të tregon vetëm notën e sjelljes se tyre sepse ajo paraqet edhe edukatën familjare dhe qytetare të tyre.
Dikur kur gaboje diçka , kujdestari i klasës ta “thyente” notën e sjelljes.
Edhe sot dikush e ka thye, notën e vet të (mos)sjelljes qytetëruese.

Gëzim Muçolli, 23. 01. 2016

Author: admin