U desht të ktheheshe përmbys
mbi rërën e plazhit turk Bodrum
që tërë botën dikush ta lus
të kthehet mbarë më në fund
fëmijë i dashur ti s’kishe faj
pse n’emër zotit vrasin përditë
Aylan Kurdi rriteshe buzagaz
në atdheun ku vrasin perenditë
edhe detin e frynë me lotë
tek valviste uji flokët tua
sa e poshtër është kjo botë
edhe në plazh merr n’ thua
ti fëmijë i fatit jetim
rri e pret i lagur përjetë
kjo botë virane plot nxitim
ta kuptojë një të vërtetë
ata vranë edhe arushin tënd
kukullën nga fotografia
te rëra e plazhit anekënd
pret ndërgjegjjen njerëzia
e të hoqën nga uji i ftohtë
lanë aty ata dy peshkatarë
që pranë tmerrit mendjekot
presin në grep peshkun e artë
e nga uji në dhé n’ Kobane
të përcollën n’tjetër element
bashkë me vëlla e me nane
u kthyet sot në monument
aty prap do të vijë njerëzia
plot përkulje para vdekjes
aty ku përditë vdes perendia
ti u ktheve në krahë të shpresës.
Gëzim MUÇOLLI , e diellë 6 shtator 2015