Vitamina D Kritike në Parandalimin e Kancerit

Kanceri_559324

Vërtetë, një numër në rritje e sipër i studimeve tregojnë se vitamina D ka efekte mbrojtëse të mëdha kundër një mori kancer të ndryshëm, duke përfshirë këtu kancerin e pankreasit, mushkërive, gjirit, prostatës, dhe kancer të lëkurës. Teoritë që lidhin mangësinë e Vitaminës D me kancer janë testuar dhe konfirmuar në më shumë se 200 studime epidemiologjike, dhe kuptimi i themeleve fiziologjike të saj rrjedh nga më shumë se 2500 prova laboratorike. Një studim tjetër i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition ka zbuluar se pas një vëzhgimi katër vjeçar, mbijetesa nga kanceri ishte rritur për 77 përqind tek ato gra që kishin marr nga 1,100 UI (Njësi Ndërkombëtare) me vitaminë D dhe nga 1450 mg kalcium çdo ditë në krahasim me ato gra që kishin marr ose placebo ose vetëm kalcium. Sipas Carole Bagerly, themeluese e faqes grassrootshealth.net, deri në 90 përqind e rasteve të kancerit të gjirit në fakt mund të lidhen me insuficiencë (mangësinë) e vitaminës D. Kanceri i gjirit bile ndryshe është përshkruar si “Sindromi insuficiencës së Vitaminës D,” njashtu sikur ftohja dhe gripi i zakonshëm. Më e Rëndësishmja ‐ Mirëmbajtja Optimale e Niveleve Serum të Vitaminës D Më e rëndësishmja është mirëmbajtja niveleve serum të dobishme terapeutike përgjatë gjithë vitit. Këtu studimet tregojnë se minimumi i lejuar për parandalim të kancerit është 40 ng/ml. Hulumtimet tregojnë se nivelet ideale duhet të jenë na 60/80 ng/ml. Një artikull shqyrtues i 2009 i titulluar: Vitamina D për Parandalimin e Kancerit: Perspektiva Globale,” publikuar në Annals of Epidemiology, deklaron se: “Nivelet e larta serum të formës kryesore qarkulluese të vitaminës D, 25-hydroxyvitamin D (25(OH)D), janë të lidhura me ndodhi (incidencë) tejet më të ulëta të përqindjes së kancerit në zorrë, gji, vezor, renal, pankreas, prostatë dhe lloje tjera kanceri. Zbulimet epidemiologjike të kombinuara me mekanizmat e ri të zbuluar sugjerojnë një model të rij të etiologjisë së kancerit që kanë për bazë këto veprimet e 25(OH)D dhe kalciumit. Shtatë fazat e kancerit janë shkëputja, nisja, selekcioni natyral, mbizhvillimi, metastaza, fuqizimi dhe tranzicioni (shkurtuar si DINOMIT). Metaboliket e Vitaminës D parandalojnë shkëputjen e qelizave dhe janë të dobishme edhe në fazat tjera. Parashihet se nëse për gjatë gjithë vitit shtohet niveli serum me 25(OH)D në 40 deri 60 ng/mL (100-150 nmol/L), atëherë do parandaloheshin rreth 58,000 raste të reja të kancerit të gjirit dhe 49,000 raste të reja të kancerit kolorektal çdo vitë, dhe tri të katërtat (3/4) e vdekjeve nga këto sëmundje në Amerikë dhe Kanada, kjo bazuar në studime vëzhguese të kombinuara me prova të hëpërhëshme. Nivele të tilla gjithashtu pritet të shkurtojnë përgjysmë përqindjet e rasteve fataleve tek pacientët me kancer gjiri, kolorekal, prostate etj… Ka ardhur koha për një aksion të 8 koordinuar mbarë kombëtarë që të shtojmë në mënyrë substanciale marrjen e vitaminës D dhe kalciumit. Thotë, Dr. Mercola, mjeku pas faqes më të popullarizuar në internet për mjekësi alternative. www.mercola.com, dhe njëherit edhe autori i vetë këtij

Author: admin