Nxjerre nga procev-verbali i Takimit ne Breshja. TAKIMI – hapet me kendimin e Hymnit te Flamurit te Republikes se Shqiperise. Mirseardhja dhe celja e ceremonis ne emer te komunitetit Shqiptar ne Brescia mu la mua(P.Aliaj) ,ku pershendeta dhe urova pjesmarresit per vleresimin te ketij takimi, pjesmarrjen dhe punen parapregatitore te filluar para tre muajsh nga i gjithe grupi nismetar i perbere nga z.Darling Vlora/Petrit Aliaj/Erida Cela/Selim Musaj/Granit Muçaj/Adem Aliu/RezartUjkaj/Silvana m, Dogani/Ahmet Bendo//Selman Hasa/Durim Lika e shume aktiviste te tjere , ku pikenisje sherbeu eksperienca e fituar nga 2 takime (Padova dhe Breshja) me nje staf pune per te organizuar Konferencen e Milanos me rastin e 100 vjetorit te pavaresis , ku arritem te bashkepunojme me rreth 30 shoqata aktive ne Itali .Kjo pike referimi do te sillte risi ne realizimin e nje bashkepunimi te ndersjellte me te gjitha shoqatat e perbera nga komunitete shqiptare ne mbare Italine duke i hapu rrugen ketij takimi me pjesmarrje te 16 shoqatave. Shpreha kenaqesine e perqafimit te kesaj iniciative, edhe pse u ndeshem ne veshtiresi me mjaft persona skeptik, bartes mentalitetesh e mendesish te ndryshme te natyrave indiferente ne kete komunikim te hapur e te drejte perdrejt qe ndikuan negativisht tek disa shoqata te politizuara . Ne kete drejtim ne u mbeshtetem nga ajo pjese progresive me eksperienca ne veprimtarite e tyre, me shoqatat e komuniteteve shqipetare ne Itali ku ata aderojne me rendesine e hapjes dhe bashkepunimit me te gjitha shoqatat per te beret e mundur finalizimin e idese per bashkim ne nje Qender koordinimi te pergjitheshem Mbare Shqiptare ne itali. Fjalèn e merr Znj. Viktore Stefa, e cila pershendet te ftuarit dhe iniziatoret. Kujton bashkimin e shoqatave shqipetare te Rimini dhe punen e madhe qe eshte bere. Deklaron se ne te vertete, ndonese punes se madhe te bere deri tani, ka kerkesa shume me te medha. Nen shembujt e aktivisteve me te njohur thekson rendesine e bashkepunimit midis shoqatave, duke lene pas kraheve keqkuptimet e te shkuares. Znj. Viktorja shton se Shqipetaret jane nder Europianet e pare, dhe thekson mbeshtetjen e saj me te plot per frymen e re integruese midis shoqatave. Thekson rendesine e nje nder obiektivave kryesore te shoqatava shqipetare, qe sipas znj. Viktoria duhet te jete mbrojtja e te drejtes se votes edhe per emigrantet shqipetare ne itali. Respekton punen e aktivisteve te rinj duke denuar ne menyre te vecante c’do lloj divergjence dhe ndarje midis shqipetare qe jetojne jasht Shqiperise. Ndarja e eksperiencave eshte shume e rendesishme, pasi ky bashkepunim ndihmon gjetjen e nje gjuhe te perbashket. Thekson rendesine e grupit dhe jo te individeve, zeri i perbashket do te jete shum me i forte per tu degjuar nga institucionet perkatese shqipetare dhe italiane. Znj. Viktoria mbyll nderhyrjen e saj duke kerkuar harmoni dhe dashuri midis shqipetareve te italise, bashkepunim midis shoqatave dhe rendesine e punes se aktivisteve te rinj. Moderatori (S.Hasa)falenderon z.Vitoria Stefa dhe thekson gjithashtu nga ana e tij nevojen e bashkepunimit midis shoqatave. Ky bashkepunim do te ndihmonte jo vetem emigrantet, por edhe gjeneraten e dyte dhe te trete te femijeve dhe te rinjve te cilet jane kulturuar ne itali. Moderatori i jep fjalen z. Silvana M Dogani. Znj. Silvana Muco Dogani kujton sesi, fale profesionit te saj, eshte mjaft e mire informuar mbi problemet kryesore te shqipetarve. zj. Mucaj ka pergatitur nje fjalim te shkruar, i cili do te jete i lidhur me kete procesverbal. Nderkohe zj. Mucaj flet mbi eksperiencen e saj ne lidhje me kurset e gjuhes shqipe, te organizuar nga shoqata qe ajo perfaqeson, duke dhene nje rendesi te vecante ketij aktiviteti. Shoqata e Znj. Mucaj eshte aktive ne nje sere aktivitetesh me objektiv integrimin kultural te femijeve te gjenerates se dyte. Denoncohet neglizhimi i prinderve mbi qendrimet e tyre ne lidhje me shkollen e gjuhes shqipe. Pyetje per Zj. Mucaj : “ Arritja e organizimit te gjuhes shqipe ndodhi per shkak te profesionit te znj. Mucaj? Dhe cilat jane hapat kryesore qe ka bere shoqata e Znj. Mucaj per suksesin e shkolles se gjuhes shqipe?. Pergjigje: “ Sigurisht qe profesioni ka lehtesuar organizimin e kurseve te gjuhes shqipe ne ambjentet shkollore italiane. Gjithsesi eshte e rendesishme te njohesh mire korrnizen ligjore qe lejon organizimin e kurseve te gjuhes se huaj, duke bere kerkes ne Prefekturen perkatese, dhe duke insistuar mbi administratoret e institucioneve italiane. Nje nder kriteret me te rendesishme eshte aktiviteti i mesimdhenjes. Nderhyn Znj. Viktoria Stefa duke kerkuar shpjegimin se si funksionon negociata me perfaqesuesit e institucioneve italiane.Znj.Mucaj thekson se si: normalisht duhet te procedohet me kerkesen ne Prefekture me ane te Komunes, por ajo deklaron se ne te vertet, ne rastin e saj, lehtesimi qe ka bazuar mbi profesionin qe ushtron ka qene shume i rendesishem ne rastin konkret. Nderhyn Znj. Erida Cela..duke shpjeguar mire legjislacionin perkates mbi kurset e gjuheve te huaja. ne baze te ligjeve: ne qofte se prezantohen nje plan-projekt i pergatitur mire bazuar mbi klasifikimin e gjuhes shqipe si gjuhe minoriteti. Me poshte Znj Silvana shton se ne baze te nje ligji te vitit 1997, me ane te nje kerkese ne Komune nga nje organ koordinues, institucionet perkatese italiane jane te detyruara te krijojne nje fond monetar qe i jepet Shkollave nacionale italiane perkatese me qellim organizimin e kurseve jashteshkollore te gjuhes shqipe. -Z. Selman Hasa drejton nje pyetje ne lidhje me interesin e familjareve te femijeve. Znj. Mucaj deklaron se interesi i prinderve eshte me te vertet i pakte, ndersa femijet shpesh jane te detyruar te ndjekin kurset jashteshkollore te gjuhes shqipe ne institucionin ku ajo vete ushtron profesionin duke paraqitur nje broshure me titullin “Cerca Casa”, si nje shembull kryesor mbi rolin e shoqates ne perdorimin e gjuhes shqipe ne aktivitet kryesore te Komunes ku ajo jeton. -Me kete rast Zj. Dava Gjokaj problemin e kerkimit te ndihmes prane ambasades shqipetare ne lidhje me organizimin e gjuhes shqipe e lidh te pandare me problemin kryesor per zgjidhje ne te drejten per te votuar dhe per te zgjedhur perfaqesuesit ne parlamentin shqipetar -Pastaj zj.E ,Cela tregon veshtiresite ne perballjen me mjaft probleme qe u krijuan nga nderhyrje pa sens nga disa ne faqen e grupit,dhe njekohesisht flet per ecurine e metejshme te realizimit te kesaj ideje te domosdoshme bashkepunimi me te gjithe ata qe i munguan kesaj mbledhje me nje rendesi teper te madhe per te ardhemen e krejt shqiptareve ne Itali si per integrim por edhe si nje ze unik ne mbeshtetje te komuniteteve tona ketu si perfaqesues te denje, edhe ne ekuilibrat e politikes se shtetit tone, Ne te drejten e votes ,arsimimit dhe ndihmave qe duhet ti kerkojme ne baze te ligjit etj.Ajo falenderon te gjithe ata qe e perkrahen kete nisme dhe kontribuan pa interes per te arritur deri ketu .Sikurse falenderon edhe stafin e pregatitjes se llogjistikes se drejtuar nga Arditi per te bere te mundshem ket takim. -Z. Selim Musaj nderhyn duke vene theksin mbi diferencen mbi organizimin e kurseve te gjuhes shqipe dhe ngritjen e shkollave te posacme per mesimin e gjuhes shqipe. Dhe per kete eshte e rendesishme detyrimi i shtetit shqiptar per nderhyrje politike ne kete drejtim mbi qeverine e Republikes se Italise. Z. Xhavid Tanushi (shoqata .com Alb.B,S.) pyet “ Shtetet e tjera qe Znj. Mucaj deklaroi: kane hapur shkolla apo kan organizuar kurse te gjuhes shqipe ne shkollat italiane?”. Znj. Mucaj pergjigjet se shoqatat e ketyre shteteve organizojne kurse te gjuheve perkatese ne shkollat italiane. -Znj. Dava Gjokaj nderhyn mbi mesimin e gjuhes shqipe duke theksuar disa pengesa ne kete drejtim. Si per shembull fakti qe komuniteti shqipetar, ndonse nder me te populluarit, eshte dhe nder me te paragjykuarit. Ajo deklaron se rol te vecante kane prinderit e femijeve, te cilet shpesh i kerkojne femijeve praktikimin e gjuhes italiane duke menjanuar praktikimin e gjuhes shqipe. Znj. Gjokaj ve ne dukje iniziativen e shoqates qe perfaqeson, te titulluar “In che lingua mi parli”, bazuar mbi praktikimin e nje gjuhe qe nuk eshte italiane dhe femijet do te jene te detyruar te flasin gjuhet perkatese. Per rrjedhoje femijet shqiptare ndjehen shpesh krenare mbi praktikimin e gjuhes shqipe, duke ndihmuar dhe mbarevajtjen e lendeve te tjera. Znj. Gjokaj pershendet iniciativen e bashkepunimit te shoqatava, duke theksuar deshiren e saj per te dhene nje ndihme te rendesishme ne kete drejtim. Propozimi i saj eshte qe te mos mbyllet sot ky bashkim, por te vazhdoj edhe me tej. Ajo percjell pershendetjen e Konsullit te Pergjithsem Znj. Luljeta Cobanaj e cila ka shprehur impenjimin e konsullates ne ndihmen e organizimit te kurseve se mesimit te gjuhes shqipe dhe nxjerrjes ne pah te vlerave dhe kapaciteteve te shqipetareve ne Itali. – Zj ,Eriselda Shkopi ne fjalen e saj kerkon berjen e hapave konkrete mbi bashkimin e shoqatave, dhe jo vetem mbi ekspozimin e arritjeve dhe bilanceve te aktiviteteve te shoqatave prezente. “Cfar do te bejme per tu bashkuar me njeri tetrin?”. Ne Itali ka shume shoqata shqipetare qe kane eksperienca te ndryshme, eksperienca qe duhen vene ne ndihme te bashkimit dhe integrimit te shoqatave. Kontributi i aktivisteve me te vjeter nuk duhet te jete thjeshte fillestar, por edhe konstant ne kohe. Zj Eriselda mendon se eshte i nevojshem krijimi i nje statusi baze te konsolidimit te bashkimit te shoqatava ne takimin e sotem, duke zgjedhur perfaqesues qe duhet te mblidhen ne vazhdim per organizimin e aktiviteteve. Moderatori Rezart Ujkaj) thekson rendesine e diksutimit sipas rendit te dites. -Nerhyn Z. Darlind Vlora I cili kerkon prezantimin e kater pikave te propozuara sa me shpejte, ne menyre qe te hidhet nje baze mbi cfare forme do ti jepet ketij bashkepunimi. -Moderatori hap disktutimin mbi te drejten e votes. -Znj. Edie Xhyherri pershendet te pranishmit, dhe prezanton arritjet e saj profesionale. Ajo deklaron se eshte aktive mbi mesimin e gjuhes shqipe ne shkollat italiane. Znj. Xhyheri thekson se edhe shoqata qe ajo perfaqeson ka pasur ndihmen e komunes mbi organizimin e kurseve te gjuhes shqipe, dhe duke denoncuar neglizhimin e prinderve ne kete drejtim. Per sa i perket te drejtes se votes per emigrantet, Znj. Xhyheri ka pergatitur nje fjalim i cili do te jete i lidhur me kete procesverbal. Moderatori hap diskutimin mbi formen e komunikimit dhe bashkepunimit mbi shoqatat shqipetare ne itali. -Z. Durim Lika pershendet te ftuarit dhe organizatoret e iniciatives zj Erida Cela e z.Petrit Aliaj -. AI thekson se diskutimi i tij bazohet mbi eksperiencen personale, dhe eksperiencen e shoqates Scanderbeg Parma. Z. Lika ka pergatitur nje diskutim mbi formen dhe organizimin e bashkepunimit midis shoqatatave shqipetare ne Itali,diskutim i cili do te jete i lidhur me kete proceverbal. Pyetje per Z. Durim “ Forumi qe keni krijuar eshte bere ne forme kontrate te firmosur apo me fjale, dhe nese eshte me firme, c’fare detyrimi percakton?” Pergjigje: “ Po eshte me dokumentacion dhe me firme, por eshte nje forum qe per mendimin tim nuk funksionon.”(Behet fjale per forumin F,A,R,E). Moderatori vendos nje pushim prej 15 miutash. -E Merr fjalen Znj. Gjoka, presidente Federates Shqiptare ne Milano -Gjergj Skanderbek: zonja propozon menyren e organizimit te shoqates. Shembulli per tu marre eshte organizimi i bere nga Komuna e Milanos pak kohe me pare me objektivin qe te behej nje Associazione di secondo livello me pjesemarres reth 5 shoqata te regjistruara formalisht. Emri i shoqates eshte Città Mondo. Shumica e pjesemarresve ishin skeptik por me kalimin e kohes u tregua e kunderta. Znj. Gjoka mendon se e njejta gje mund te behet per projektin per te cilin persot sot u mblodhen. Nderhyn Z. Bendo(President i shoq.-Komuniteti Shqiptar ne Brescia) duke pyetur cili duhet te jet objektivi i shoqates qe te terheqi fondet e CE ose te bashkive. Pergjigjia e Znj. Gjoka eshte ai i perafrimit me nje qender dhe nisja e nje bashkepunimi. Z. Gjona ben nje propozim: regjistrimin e komplet shoqatave pjesemarrese ketu Pasandej emerimi i nje grupi koordinues. Deri ne takimin e dyte grupi koordinues duhet te punoje per senzibilizimin e shoqatave ekzistuese per te aderuar ne Shoqaten e pergjithshme,kete qe duam te krijojme . Nderhyn Z. Selim Musaj nga Treviso(Unikomb). Objektivi i ketij takimi eshte bashkimi kombetar qe eshte nje tematik qe nuk duhet te kete parasysh dallim feje ose mendimi. Z,Musaj eksponon nje menyre organizimi qe mund te jet i pershtatshem per Shoqaten tone. Duhet zgjedhur nje Keshill kombetar i cili ka per detyre drejtimin e diskutimeve. Z. Musaj pergezon grupin nismetar per iniciativen duke kritikuar ne te njejtin moment mbeshtetjen jo shume konkret te bashkpunimit nga disa shoqata .Z, Musaj eksponon nje problematik shum i perhapur ne Itali qe eshte mosperdorimi i gjuhes shqipe brenda familjeve shqiptare emigrante. Problematik per Z. Musaj eshte mbledhja per festimin e clirimit te Shqiperise. Propozon takimin e komplet shoqatave prezente ne Itali. Z. Musaj kritikon emrat ne gjuhen italiane te shoqatave shqiptare. Moderatori ja jep fjalen z.Petrit Aliaj i cili lexon deklaraten e pershendetjes te shoqates Skenderbeg Fermo te derguar me fax nga z.Granit Muçaj ne emer te kesaj shoqate ku nder te tjera thuhet qe-: Ne mbeshtesim plotesisht çdo iniziative qe synon bashkimin dhe koordinimin e veprimtarive politike te mergates Shqiptare me nje qender te vetme per emigracionin .gjithashtu nevizoj domosdoshmerine e hapjes se kureve dhe shkollave ne gjuhen Shqipe Ne si shoqate jemi te hapur per diskutimin dhe aprovimin e çdo forme organizzative qe gjen konsensusin e shumices derrmuese duke e vlersuar maksimalisht punen e kryer deri tani -Z,Granit Muçaj.shpreh gadishmerine per marrjen e masave llogjistike ne realizimin e takimit te ardheshem ne Fermo .Ju mirepresim dhe faleminderit per mirekuptimin. Nderhyn Z.Bendo(kom shqiptar b.s): I cili eshte plotesisht dakort per project e diskutuar ne diten e sotme duke vene si objektiv kryesoar kembenguljen per realizimin e projektit nga te gjithe antaret e grupit,aktivistat dhe shoqatat qe jane pjesmarrese. Moderatori I jep fjalen presidentit te shoqates Shqiponja Breshja(Q.Golikja) -Z,Qani Golikja falenderon organizatoret e ketij takimi si edhe stafin e punes me z. Ardit per kushtet e zhvillimit te ketij takimi. Duke vazhduar me leximin e komunikates ne emer te shoqates Shqiponja ,duke qene plotesisht dakort me kete inisiative per realizimin e nismes se sotme. Komunikata verbale e Shoqata Shqiponja eshte dorezuar sekretarit. Nderhyn prap Znj. Gjoka duke propozuar krijimin e nje grupi koordinues i perbere me 7 persona dhe i barabart nga pikepamja gjinore. Z. S. Hasa nderhyn duke lexuar nje komunikate nga Shoqata Lidhja e Prizrenit . Komunikata u dorezua sekretarit verbalizues. Vijon debati per emerin e grupit te punes. Takimi u mbyll ne oren:17.00 Ne konkluzion personat qe mund te drejtojne punen deri ne takimin tjeter. jane: 1) Selman Hasa 2) Dava Gjoka 3) Valbona Jakova 4) Darling Vlora 5) Eriselda Shkopi 6) Silvana MuçoDogani 7) Endrit Asllani 8) Granit Mucaj 9) Rezart Ujkaj 10) Qani Golikja 11)Edije Xhyheri. 12)Erida cela Perlala 13)Ahmet Bendo 14)Arjol Kondi.. 15)Durim Lika . 16)Petrit Aliaj. 17)Alda Gjoshi. 18)Selim Musaj. 19)Skender Zeneli. V.O –Takimi i dyte do te kryhet ne ambientet e konsullatave Shqiptare dhe Kosovare ne Milano me dt-13 Dhjetor 2014 /ora .16.00 .
Shenim. 1-Desha te shtoj se nga 16 subjekte ne takimin e Breshja-s tani jane 24 ,duke pasur parasysh se ne Itali jane 32 shoqata te rregjistruara. 2-Takimi i ardhshem mbahet ne sallen e konferencave ne selin e konsullates se pergjitheshme Milano me dt 13 Dhjetor ora 16.00.