Ne si Kryesi e degës së UNIKOMBIT, në Malmö të Suedisë jemi thellë të idinjuar me situatën e cila po ndodhë me shqiptarët e Maqedonisë. Kurkund në botë nuk ka këso skena politike të montuara nëpër gjykata. Sod gjykatat nuk po vendosin vetë sepse nuk janë të lira por të ndërlidhura me rryma të ndryshme politike. Ne si Degë i bëjmi apel strukturave politike Shqiptare si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri që ti drejtojnë sytë kah populli i cili është tejet i tendosur me rryma të liga politike në Maqedoni. Popullit shqipatrë në Maqedoni i bëjmi apel që ta ruajnë gjakëftohtesinë dhe mos të bien pre e rrymave politike të ndryshme. Në këtë muaj të shenjtë bëjmi lutje që PAQJA dhe SINCERITETI të mbizotëron tek ju o POPULL I BEKUAR. Me rrespekt Kryesia e Degës së UNIKOMBIT Malmö – Suedi