Në prag të ndeshjes: SLLOVENI – SHQIPERI
Nga: BeqirCikaqi, Treviso
Sikurse vendoret, e komunitetet tjera, edhe shqiptarët që jetojnë në Treviso dhe Provincen e sajë jan duke e përjetuar krizen e konomike e të papunësisë që po përjetohet. Megithate shqiptarët prap se prap gjinden disi, pasi nuk zgjedhin shumë punën, ndërsa një pjesë e tyre kan siguruar punë edhe në shtetet tjera,kryesisht në Gjermani (kuptohet ata që kan mundësi).
Mirëpo, shqiptarët që jetojnë këtu, sikurse edhe të tjerët kudo që jetojnë, janë të lidhur ngusht me Atdheun, me të arriturat dhe dështimet e Qeverive tona në arenenen ndërkombëtare. Krahas gjithë këtyre problemëve , janë të preokupuar edhe në prezantimin e sportistëve shqiptar në arenën ndërkombëtare. Kështu janë shumë të gëzuar me suksesin e arritur javen e kaluar në Kampionatin botëror të Xhudos, ku shqiptaria nga Peja, Majlinda Kelmendi, arriti të bëhet Kampione botërore, duke u stolisur me medalien e arte…Kjo ishte nderim për gjithë shqiptarët.
Këtë javë shqiptarët presin edhe një sukses tjetër sportiv në arenën ndërkombëtare, ku Kombëtaria shqiptare në futboll do të ketë një ndeshje shumë me rëndësi, pasi nga rezultati i kësajë ndeshje, varet se a do të ketë gjasa të kualifikohet për Kupen Botërore.
Duke u nisur nga sllogani i Tifozave Kuq e Zi, se” Unë mendojë , që Shqipëria do të jetë në Kupen Botërore”! Edhe shqiptarët e Trevizos mendojnë kështu! Andaj kan vendosur që në mënyrë të organizuar të shkojnë në Lubjanë, që ta përkrahin fuqishem kombëtaren, që do te takohet me Slloveninë nesër( e premte 6 shtator ) nga ora 20.30.
Djelmoshat që do ta përfaqësojnë Kombëtaren Shqiptarene Stadiumin e Lubjanës, si : Berisha ,Lila, Cana,Teli, Agolli, Bulku Basha, Roshi, Kaca, Rama, Cani, e të tjeret që do të aktivizohen, në Lubjanë, dotë ndihen si në fushë të vet, sepse dota ken përkrahjen e e qindra e mijëra shqiptarëve që jetojnë në Slloveni, Kroaci, Austri, Itali, Gjermani, Zvicër ,etj. në mesin e tyre do të jenë edhe disa dhjetëra e qindra shqiptar nga Trevizo, por edhe nga pjesë tjera e Italisë, ku do të iu bashkangjiten tifozave KUQ E ZI, me një përkrahje shumë të fuqishme.
Qdo rezultat i kësajë ndeshje do të jetë rezulta sportiv, por humbja është e pa vlerë. Barazimi sukses i përgjysmuar, ndërsa fitorja është sukses i plot, e në këtë rast me vlerë të shumëfisht. Loja e mirë me fitore të plotë do ta ketë shkëlqimin e lartë. Me këtë do ti nderojnë të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që jan në stadium, por kudo që janë, kështu do të hapet rruga që pas katër ditëve në takim me Islanden të korrin edhe një fitore të vlefshme, e me 6 pikët e fituar do të jenë konkurentë serioz për kulifikim, për herë të parë në kupen botërore…
E përfundojëkëtë paraqitje me prosin që kan ngaTreviso tifosat KUQ E ZI – suksese për fitore e Forca SHQIPËRI!