Rreth 78 mijë persona kanë paraqitur kërkesën për tu bërë kolonë në planetin e Mars, pranë organizatës jofitimprurëse Mars One, që nga moment kur kanë nisur rregjistrimet me 22 prill.
Objektivi i Mars One, është ai për të dërguar 4 persona në planetin Mars në vitin 2023, si pararojë për një koloni të përherëshme.
“Me 78 mijë kërkesa brënda dy javëve kjo po bëhet puna më e këndëshme në histori. Këta numëra të çojnë drejtë objektivit tonë për gjysëm milionë kandidatë”, deklaroi përfaqësuesi i shoqatës. Organizata me bazë në Hollandë ka në plan të mbulojë pjesën më të madhe të shpenzimeve ,në total gjashtë miliardë dollar, me të cilën do të dokumentohet jeta në planet.