Në mes të kaosit këtu në tokë, shkencëtarët janë duke kërkuar dha kanë gjetur tre planete të tjera ku ka shpresa jete.Shkencëtarët njoftuan të enjten zbulimin e tre planetëve që janë disa prej kandidatëve më të mirë deri më tani për vende të banueshme, jashtë sistemit tonë diellor, dhe ata janë në një distancë shumë të largët nga planeti tokë, shkruan “CNN”.
Sateliti Kepler i NASA-ës, që është duke vëzhguar më shumë se 150.000 yje, me shpesën e gjetjes së një vendi të banueshëm, kanë zbuluar të paktën tre plante ku mund të ketë jetë. Dy nga planetet – Kepler-62e dhe Kepler-62f – janë publikuar në një studim të enjten në revistën “Science”.
Këto janë planetet të vogla të gjetura ndonjëherë në “zonën e banueshme”, zona pranë një yll në të cilën teorikisht ka prezencë uji të lëngshëm.